Sako vlerëson ish-sportistin/ Kryebashkiakja shpall “mirënjohja e qytetit” ish portierin e Lokomotivës

23/02/2022 19:22

Kryebashkiakja e Durrësit Emiriana Sako, ka vlerësuar me titullin “Mirënjohja e Qytetit” pas vdekjes një nga figurat e shquara të sportit durrsak dhe atij kombëtar Vladimir Ajazi.

Në një ceremoni ku merrnin pjesë familjarë, kolege dhe përfaqësues të pushtetit vendor kryebashkika ka vlerësuar figurën e Vladimir Ajazit.

Vladimir Ajazi ka qenë portier i “Lokomotivës” së Durrësit dhe ekipit kombëtar Shpresa, ndërkohë ka qenë edhe trajner i portierëve të Kombëtares për disa vite.

Ajazi ka qenë pjesë e një brezi të artë të futbollit durrsak në vitet ’70, një nga personazhet më të dashur e popullor për sportdashësit e qytetit bregdetar.

Top Channel