Kryeministri nën hetim parlamentar/ Spahiu: Show politik që i shkon si bonus Bashës dhe Ramës

23/02/2022 18:22

Prej më shumë se 4 orësh kryeministri Edi Rama po dëshmon në komisionin hetimor për Inceneratorët. Seanca është shoqëruar me debate të shumta mes Ramës dhe kryetares së këtij komisioni.

Rama i ka mbrojtur të tre veprat duke thënë se ato janë në të mirë të interesit publik. Juristi Kreshnik Spahiu tha në Top Talk se ky është është një shoë politik që në fakt i shërben vetë Ramës.

Kreshnik Spahiu: Është një ngjarje e rëndësishme që kryeministri i një vendi të marrë pjesë në një komision hetimor parlamentar. Mendoj se ka qenë një debat i nervozuar nga të dy palët dhe kam konkluzionet e mija disi profesionale në lidhje me këtë çështje.
Unë mendoj që ata që fitojnë këtu janë Edi Rama dhe Lulzim Basha, PS dhe PD e mbetur . Mendoj që afatshkurtër kryeministri po humbet kjo është një kosto që ai mer, po afatgjatë ai fiton . Së pari është një skemë politike sepse Lulzim Basha dhe partia e tij e mbetur me pak njerëz po faktorizohet, po merr një kauzë që nuk është e saj.

Denis Dyrnjaja: Ju po thoni që këtë faktorizim dhe këtë bonus po ia jep Rama duke pasur kosto publike.

Kreshnik Spahiu: Pikërisht, po sepse kosto afat shkurtër fiton Basha kurse afatgjatë Rama, sepse Edi Rama po thotë unë jam transparent , ndryshe nga ish kryeministri Berisha thotë ai, unë jam i gatshëm të hetohem, të paraqitem si dëshmitar jam i gatshëm të dorëzoj ministrat e mi në bankat e të akuzuarve, E dëgjuat se çfarë tha 5 herë ai, ku ka ndodhur në histori që dy ministra të shkojnë në burg , vetëm gjatë qeverisjes sime. Unë mendoj që me një gur në lumë ka trazuar shumë dhe ka fituar shumë qeveria dhe Rama. Ndërsa Basha ka fituar se ka mbet pa protesta dhe gjeti kauzë, ja rrëmbeu këtë kauzë LSI se ata e çuan në SPAK këtë dosje.

Top Channel