Pas largimit të Albit nga Për’puthen, Alesja ka ftuar Bledin në takim por jo çdo gjë ka shkuar siç duhet.

Bledi i sqaroi se nuk mendon që do të ketë vazhdimësi mes tyre dhe e ndjente si detyrim që të shkonte në takim, jo ta refuzonte që në fillim.

Bledi: Nga impakti i parë gjithçka është ok, por ndjej dhe diçka. Kam intuit nëse me një person do të vazhdojë diçka apo jo. Fatit nuk i dihet.

Alesja: Koha është në dorën tënde. Në një kohë të shkurtër kam kaluar shumë gjëra. Kam dëgjuar që gocat thonë se je i njëjtë me të gjitha, por mendoj se ke filluar të kesh ndjenja për Efin.

Bledi: Është diçka tjetër që të diskutoj diçka tjetër. Kur mora vesh që më ke ftuar në takim, nuk është se nuk më ke pëlqyer, por nuk mendoj se do të ketë diçka në vazhdimësi.

Alesja:Më vjen mirë që ma bën të qartë që në fillim. Më mirë ta di se si qëndron ti.

Bledi: Nëse do e bëja me ra në sy, do të refuzoja por zgjodha të pranoj takimin që të vij e ta sqaroj.

Alesja: Shpresoj ta gjesh veten aty ku ti e ndjen. Nuk ka qenë mundësia dhe koha e duhur që të të ftoja më para dhe gjërat mund të kishin shkuar më ndryshe.

Pasi i dha një përqafim, Bledi i tha se duhet të largohet duke ndërprerë kështu takimin.

FOTO GALERI
1/9

Top Channel