Shpërthen Etna, tymi 12 km: Mbyllet aeroporti- shihet deri në hapësirë!

23/02/2022 18:44

Nuk ka qetësi për rajonet pranë Etnës në Itali: Vullkani drithërues shpërtheu sërish, duke ngritur në ajër një shtëllungë tymi e hiri 12 km të lartë, e cila është parë deri edhe nga astronautët.

Aeroporti i dytë më i madh ndërkombëtar i Silicisë, Vincenzo Bellini, u mbyll përkohësisht ndërsa hiri vullkanik ka mbuluar rrugë, tarraca banesash e ballkone në fshatrat atyre pranë.

Vullkani më i lartë në Europë, u zgjua kështu sërish duke mahnitur, por edhe frikësuar me spektaklin e tij të llavës, ndërkohë që autoritetet vëzhgonin situatën për të garantuar që askush nuk do t’i afrohej zonave të rrezikshme.

Etna me lartësi 3300 metra shpërthen disa herë në vit, duke gulçuar me zhurmë e duke lëshuar llavë por pa shkaktuar dëme. Për herë të fundit, ajo pati një shpërthim tmerrues vullkanik në vitin 1992, kur llava iu afrua deri në 850 metra zonave të banuara.

Shpërthimi i parë i regjistruar i Etnës mendohet të ketë qenë në vitin 425 para erës sonë.

Top Channel