I hynë në shtëpi dhe i vodhën lekët! Identifikohen tre të rinjtë në Kurbin

23/02/2022 10:02

Tre të rinj, dyshohet se janë autorët e një grabitjeje të ndodhur gjatë muajit janar në Kurbin.

Policia njofton se autorët e ngjarjes së ndodhur më datë 12 janar në mesnatë, në fshatin Vinjollë janë 21-vjeçari me iniciale Egli Durma , 22-vjeçari me iniciale Gilmando Bami dhe 30-vjeçari me inciale Islam Kabili.

Durma është arrestuar, ndërsa dy të tjerët janë në kërkim.

Të veshur me uniforma kamuflazhi, ata dyshohet se kanë marrë në banesën e shtetasit me inciale A. L. shumën 150.000 lekë.

Te tre këta shtetas janë shpallur në kërkim, ndërkohë që janë gjetur dhe sekuestruar si provë materiale disa veshje të cilat dyshohen të jenë përdorur nga ky shtetas gjatë kryerjes së veprës penale.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprime të mëtejshme hetimore, për veprën penale “Vjedhja me dhunë” kryer në bashkëpunim”.

Top Channel