Rama në Komisionin Hetimor: Nuk lëshoj njeri, por nuk kam mëshirë për këdo që më lëshon mua

23/02/2022 17:47

Gjatë dëshmisë në Komisionin Hetimor të Inceneratorëve, Rama foli për akuzat për lëshimin e ministrave me të cilët ka bashkëpunuar, duke i çuar përpara drejtësisë.

Rama u shpreh se ai nuk lëshon njeri, por është i pamëshirshëm me personat të cilët tradhtojnë misionin e tij dhe bëjnë nga mbrapa krahëve punët e veta.

“Për mua ka vetëm rëndësi vetëm një gjë emri. Dhe prandaj jam shumë i prerë, nuk është punë lëshimi njerëzish. Unë nuk lëshoj njeri deri kur asnjeri nuk më lëshon mua, në momentin që më lëshon mua, misionin tim dhe skuadrën time dikush që nga mbrapa bën punët e veta nuk kam asnjë mëshirë unë në këtë rast të jemi të qartë”, tha Rama.

Top Channel