Përplasen në ajër Black Hawk-ët amerikanë/ Pamje tragjike, bora “verbon” pilotët

23/02/2022 14:30

Dy helikopterë Black Hawk të Gardës Kombëtare të Utah në SHBA, u përplasën më njëri-tjetrin gjatë një stërvitjeje që po kryenin pranë një pike popullore skish.

Asnjë anëtar i ekuipazhit dhe as skiatorët në resortin  Snowbird nuk u lënduan, sipas oficerit Jared Jones. “Të gjithë janë të sigurt,” tha Jones. “Ishte fat i madh që ky incident u mbyll pa viktima e të lënduar”, shtoi ai.

Pamjet e marra nga profili në Twitter i Cory Inman, tregojnë momentin e përplasjes.

Pika turistike e SnowBird, pothuajse 30 milje nga Salt Lake City, ka kapacitetin të mbledhë më shumë se 17,000 skiatorë në kohën e pikut. Dy helikopterët mësohet se kanë pësuar dëmtime të shumta nga përplasja.

“Në kohën kur mjeti i parë u ul, pjesë të helikës së tjetrit goditën helikopterin e dytë“,  tha Jones.

Ngjarja ndodhi pasi njëri nga pilotët humbi fushëpamjen për shkak të borës që u ngrit nga toka. Stërvitja dimërore në këtë zonë ishte e miratuar, dhe ndodh mesatarisht rreth një herë në javë.

Top Channel