Vendosen sanksione kundër Rusisë/ Rusët përgjigjen: Nuk ndryshojmë politikën me kërcënime

23/02/2022 19:36

SHBA ka vendosur sanksione të reja gjatë orëve të fundit ndaj Rusisë ku përfshihen kryesisht anëtarët e familjeve të rrethit të ngushtë të Presidentit rus Vladimir Putin.

Denis Bortnikov dhe Vladimir Kiriyenko, dy persona të cilëve u janë vendosur sanksione individuale nga Departamenti i Thesarit të martën, mbajnë pozicione të larta në biznesin rus. Të dyve do tu bllokohen pasuritë në SHBA.

Ndërkohë sanksione u vendosën edhe për dy banka ndër më të rëndësishmet në Rusi. Bashkimi Europian vendosi gjithashtu sanksione ndaj deputetëve të dumës ruse të cilët i dhanë aprovimin presidentit rus që të dërgojë ushtrinë jashtë kufijve të Rusisë, çka tregon qëllimet e putin për të sulmuar Ukrainën.

Australia njoftoi se do të shënjestrojë dhe ajo dy banka ruse e do të ndalojë udhëtimin për tetë anëtarë të Këshillit të Sigurimit të Putinit. Kryeministri japonez, Fumio Kishida, njoftoi gjithashtu se qeveria e tij do të ndalojë shpërndarjen e re të letrave me vlerë të qeverisë ruse në Japoni, si dhe do të ndalojë udhëtimin e njerëzve të lidhur me dy rajonet separatiste ukrainase dhe do të ngrijë asetet e tyre.

Por për ambasadorin e Rusisë në SHBA këto sanksione nuk do të zmbrapsin Rusinë.

“Sanksionet nuk do të zgjidhin asgjë me Rusinë. Është e vështirë të imagjinohet “që Moska” të ndryshojë politikën e jashtme nën kërcënimin e masave kufizuese”, tha Anatoly Antonov.

Për sanksionet ka reguar edhe qeveria franceze nëpërmjet zdhënësit Gabriel Attal.

“Këto sanksione dërgojnë një mesazh të qartë për Rusinë, ato tregojnë mbështetjen tonë për Ukrainën dhe sovranitetin e saj. Kjo është një paketë e parë. sanksionet  të tjera do të pasojnë.

Ministria e Jashtme e izraelite I bashkohet shqetësimit të komunitetit ndërkombëtar për situatën në Ukrainën lindore dhe përshkallëzimin të situates atje. Izraeli shpreson për një zgjidhje diplomatike që do të rikthejëë qetësinë por është e gatshme të ndihmojë nëse kërkohet.”

Për situatën në Ukrainë dolën në një conference për shtyp edhe ministrant e jashtëm të Gjermanisë dhe Francës të cilët thanë se Perëndimi është “i përgatitur për të gjithë skenarët” .

E gjendur në këtë situatë Ukraina shpalli gjendjen e jashtëzakonshme në të gjitha rajonet, me përjashtim të Donetsk dhe Luhansk. Mësohet se kjo situatë do të qëndrojë në fuqi për të paktën 30 ditë pasi të miratohet nga parlamenti.

Gjatë orëve të fundit qeveria e Ukrainës ka njoftuar se këshilli i ministrave dhe parlamenti kanë rënë pre e një sulmi kibernetik, dyti në ahrkun e pak ditëve.

Top Channel