Kampionati i Taekwondo/ 2 mijë sportistë nga 50 shtete u mblodhën në Durrës

23/02/2022 15:46

Shqipëria paralelisht me aktivitetet kombëtare sportive prej ditësh në qytetin e Durrësit po organizon një kampionat ndërkombëtarë të federatës europiane në sportin e Taekwondos.

Një aktivitet madhor për vendin tonë ku mbi 50 shtete pjesëmarrëse ndodhen në qytetin bregdetarë me rreth 2000 sportistë të niveleve më të larta të këtij sporti. Duke qenë se ky aktivitet i jep mundësinë atyre të grumbullojnë pikë ndërkombëtare për lojërat olimpike Paris 2024.

Ky aktivitet do të mbyllet më më 27 shkurt, ndërkohë që drejtuesit e kësaj federate premtojnë se në fundin e vitit do të zhvillohet edhe një kampionat për të rinj në Shqipëri në taekwondo.

Top Channel