“Kush është në Rusi, të largohet menjëherë”, Ukraina u bën thirrje qytetarëve të saj

23/02/2022 10:52

Ukraina u ka kërkuar qytetarëve të saj të mos vizitojnë Rusinë dhe ka paralajmëruar ukrainasit të largohen nga Rusia sa më parë të jetë e mundur.

Ministria e Jashtme rekomandon që qytetarët e Ukrainës të përmbahen nga çdo udhëtim në Federatën Ruse dhe ata që ndodhen në këtë vend të largohen menjëherë nga territori i saj”, thuhet në një deklaratë.

Ukraina ka bërë të ditur se një agression i metejshëm rus kundër Ukrainës, mund ta pengojë qeverinë të ofrojë ndihmë për ukrainasit në Rusi.

Ky veprim mund të prekë disa milionë shtetas ukrainas, që jetojnë në Rusi.

Top Channel