Martesat e gjinisë së njëjtë/ Bashkësitë fetare në Kosovë kundërshtojnë iniciativën për ndryshimin e Kodit Civil

23/02/2022 19:36

Bashkësitë fetare në Kosovë kundërshtojnë iniciativën për ndryshimin e Kodit Civil që legalizon martesat e gjinisë së njëjtë.

Në një konferencë për media Bashkësia Islame, Dioqeza Prizren-Prishtinë Kisha Katolike, Kisha Protestante Ungjillore e Kosovës dhe Bashkësia Hebraike e Kosovës.

“Me bashkimin apo bashkëjetesën e dy personave me gjini tё njëjte nuk mund tё pajtohemi kurrsesi qё ta quajmë as martesë e as kurorëzim, dhe jemi kundër orientimit që këta individë qё lidhin bashkëjetesë tё adaptojnë fëmijë”, u tha në deklartën e përbashhkët që e lexoi kryeimami i bashkësisë Islame, Vedat Sahiti.

Të njëjtët u kanë bërë ftesë deputetëve që të mos votojnë ndryshimet e parapara në Kodin Civil.

Projekt-kodi civil ka shkuar në Kuvend për votim. “Bashkësitë e regjistruara civile ndërmjet personave me sekse të njëjta janë të lejuara” thuhet në projekt kod dhe procedurat lidhur me këtë cështje do të rregullohen me ligj të veçantë.

Top Channel