Dries Mertens është transferuar te Galatasaray. Goleadori më i mirë i historisë së Napolit doli lojtar i lirë pas përfundimit të kontratës me klubin italian. Presidenti De Laurentiis i ofroi rinovimin, por 35-vjeçari zgjodhi të vijonte një aventurë të re në karrierë.
Goditja me shuplakë e Will Smith ndaj Chris Rock në ceremoninë e ndarjes së çmimeve “Oscar” ishte pothuajse e harruar derisa Will Smith publikoi një video në kanalin e tij në YouTube kur i kërkonte falje komedianit.
Pavarësisht inflacionit, luftës në Ukrainë dhe rritjes së çmimeve, shifrat zyrtare të mbërritjeve të turistëve kanë shkaktuar buzëqeshje dhe optimizëm në Athinë.
Fundjava në Tiranë po kalohet mes temperaturave të larta.
Jo vetëm bregdeti por edhe zonat malore janë një alternativë për të pushuar.
Prej një jave, mjetet lundruese në Velipojë ndalohen për të dalë në det prandaj drejtuesit e tyre kërkojnë një shpjegim zyrtar nga ana e policisë.
Rabie Hoxha 65 vjeç dhe i biri prej 20 ditësh e kalojnë natën jashtë në oborrin e shtëpisë së tyre të djegur në fshatin Kolonjë të Gjirokastrës.
71 aksidente ndodhën vetëm gjatë javës që lamë pas.
Mesditën e kësaj të diel një zjarr i përmasave të mëdha ka rënë në zonë e Bukmirës në Mirëditë.
Si pasojë e një zjarri të rënë në afërsi të NST Kaçinar sot paradite, OSSH është detyruar të stakojë për masë sigurie linjën Rrëshen-Kaçinar.
Tre mjete lundruese, një gomone dhe dy “Jet ski” janë bllokuar nga Policia Kufitare e Vlorës.
Te Dortmund janë në kërkim të një sulmuesi. Problemet shëndetësore për Sebastian Haller, verdhezinjtë kërkojnë të përforcojnë repartin e avancuar dhe në orbitën e nënkampionëve të Gjermanisë është sulmuesi i Koln, Anthony Modeste.
Një kodër me ullishte është përfshirë nga flakët pranë tregut agro ushqimor në Elbasan.
Zjarri në fshatin Bukmirë po përhapet më shpejt dhe po ndihmohet nga era e fortë dhe bimësia e madhe në zonë.
Kjo e diel ka regjistruar numrin më të lartë të udhëtarëve që kanë hyrë në vend përmes portit detar të Durrësit në një ditë.
Zjarri ka përfshirë një apartament në lagjen 18 të qytetit të Korçës.
Vazhdon për të dytën ditë zjarri në Konicë të Janinës, i cili ra të shtunën në një zonë pyjore.
Një zjarr i përmasave të mëdha ka rënë në zonën e Bukmirses në Mirditë.
Blic i PSG-së në Napoli. Kryeqytetasit kanë trokitur në dyert e klubit italian dhe janë prezantuar me një ofertë prej 25 milionë eurosh për mesfushorin spanjoll Fabian Ruiz, i cili nga ora në orë mund të fluturojë drejt Parisit.
Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken siguroi Filipinet se Shtetet e Bashkuara do ta mbrojnë vendin nëse sulmoheshin në Detin e Kinës Jugore, ku Kina dhe SHBA janë në një garë për influencën në territor, duke kërkuar të zbusë shqetësimet rreth shtrirjes së angazhimit të SHBA-së për një traktat të mbrojtjes reciproke.
Zbulimi një raporti të inteligjencës ushtarake angleze prej gazetarit Mark Hookham në Mail on Sunday, ku tregohet ana operacionale e disa grupeve kriminale shqiptare, që dërgojnë njerëz me gomone në Angli, po kthehet në një çështje dite diskutimi në qarqet politike të shtetit ishull.
Shpërthimi i një vullkani në Islandë ka mbledhur shumë spektatorë që duan të shohin panoramën e mbizotëruar nga llava e kuqe, por autoritetet aty po japin alarmin se gazrat dhe tymi që del nga vullkani mund të ndotë ajrin e një fshati aty pranë dhe rrezikon edhe të përhapet në kryeqytetin Reykjavik.
Festa e Lakrorit, u organizuar si çdo vit në Fshatin Polenë duke sjellë në qendër të vëmendjes një nga gatimet më të njohura të zonës lakrorin me dy petë të pjekur në saç.
Dy vendimet e Qeverisë së Kosovës për reciprocitetin në dokumente dhe targat ilegale nuk do të diskutohen në takimin e 18 gushtit në Bruksel, ndërmjet kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiç.
Të shtunën pasdite është ndaluar të hyjë në Kosovë, gazetarja ruse Daria Aslamova, e cila nga shumë shtete është vërtetuar se ka qenë e angazhuar në spiunazh për inteligjencën ushtarake ruse, duke u kamufluar nën profesionin e gazetares.
Real Madrid interesohet për Mauro Icardin, por pa Wanda Narën.
Katër vatra janë aktualisht aktive në vendin tonë, ndërsa gjatë 24 orëve të fundi janë raportuar 23.
Marcos Senesi transferohet në Premier League. Mbrojtësi argjentinas, i cili spikati me Feyenoordin në sezonin që lamë pas, tërhoqi vëmendjen e shumë klubeve, por ka zgjedhur Bournemouthin për të vijuar karrierën.
Shumë pak “miqësi” në miqësoren mes Napolit dhe Espanyolit, e fundit për të dy skuadrat para startit të kampionateve përkatëse, teksa gjatë gjithë 90-minutave u panë ndërhyrje të shpeshta të rënda, nga futbollistët e të dy krahëve.
Një shtetas italian është vënë nën hetim pasi nuk deklaroi shumën e parave që kishte me vete në Kakavijë.
Manchester United do të bëjë debutimin në kampionat pikërisht pasditen e sotme me sfidën në shtëpi ndaj Brightonit, e ndërsa trajneri Ten Haag mendon për ta nisur sa më mirë përballë tifozëve të skuadrës, drejtuesit punojnë ende për merkaton.
Dries Mertens dhe Lucas Torreira janë dy futbollistët më të rinj të Galatasarayt dhe padyshim afrimet më të bujshme të merkatos së kësaj vere.
Një vatër zjarri është aktive në në kufirin midis Shqipërisë dhe Greqisë në zonën e quajtur Piramida 17 në Kolonjë.
Aktori shqiptar Florind Belliu është vetëhedhur nga pallati në Bronx të SHBA-së bashkë me bashkëshorten, ndërsa trupat e tyre u gjetën rreth orës 9:15 të mëngjesit të së shtunës.
Me vizitën në Tajvan të zëdhënëses së Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi, rivaliteti Kinë-SHBA është shkallëzuar tej mase. Përplasja ka efekte edhe në Gjermani.
Gati 160 milionë litra birrë më shumë u konsumuan në gjashtë muajt e parë të vitit 2022 krahasuar me 2021-n. Megjithatë, të dhënat tregojnë se konsumi është ende në rënie krahasuar me nivelet para pandemisë.
Izraeli ka vrarë të shtunën liderin e dytë të grupit Xhihadi Islamik Palestinez, teksa vazhdon të rritet numri i viktimave nga sulmet ajrore në Gaza.
Vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore të nxehta, por njëkohësisht edhe të lagështa këtë të diel.
Forcat e armatosura izraelite kanë sulmuar gjatë natës objektiva të tjerë në Rripin e Gazës. Militantët palestinezë kanë qëlluar sërish me raketa në drejtim të Izraelit. Ekziston frika e një shkallëzimi të mëtejshëm.
Rreth 80 persona u plagosën nga zjarri i shkaktuar nga një goditje rrufeje në një magazinë nafte në qytetin kubanez Matanazas dhe 17 zjarrfikës rezultojnë të zhdukur, njoftuan sot autoritetet kubane.
Galatasaray zyrtarizon afrimin e dy emrave të bujshëm si Lucas Torreira dhe Dries Mertens.
Ajo nuk i shmanget shfaqjes së fizikut të saj të pabesueshëm në rrjetet sociale. Lottie Moss bëri një tjetër shfaqje me një foto topless të shpërndarë në Instagram të shtunën. Modelja, 24 vjeçe, i la pak imagjinatës teksa pozoi në kopshtin e saj të pasmë.
Ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla ka bërë të ditur se sot, në pikë kalimin kufitar në veri është ndaluar shtetasja ruse Daria Aslamova për të cilën shumë shtete kanë vërtetuar se ka qenë e angazhuar në spiunazh për inteligjencën ushtarake ruse dhe se ka vepruar në petkun e gazetares.
Numri i shqiptarëve që hyjnë në mënyrë të paligjshme në Angli është rritur ndjeshëm këtë vit. Katër nga dhjetë emigrantë që kalojnë Kanalin e La Mansh me varka të vogla janë nga Shqipëria, sipas një raporti sekret të inteligjencës ushtarake britanike.
Ecja ka një sërë avantazhesh për ne, nga mbajtja në formë deri te shëndeti i trupit dhe mendjes sonë.
“Është lodra më e bukur që kam pasur ndonjëherë”
Presidenti i SHBA-së Joe Biden ka rezultuar negativ në testin për Covid19, pas disa ditësh pozitiv.
Mbetjet e një avioni që u rrëzua në Alpet zvicerane në vitin 1968 u gjetën në një akullnajë 54 vjet më vonë, njoftoi policia.
Ky peshk i rrallë ka qenë i panjohur për shkencëtarët deri kohët e fundit, prej habitatit të thellë e të errët të oqeaneve që frekuenton.
Të paktën tetë persona u vranë dhe 22 u plagosën në shpërthimin e sotëm me bombë në një rrugë të frekuentuar në kryeqytetin afgan, Kabul, thanë zyrtarët shëndetësorë dhe dëshmitarët okularë.
Pesë persona janë përfshirë në një konflikt me njëri-tjetrin këtë pasdite në plazhin e”Vega” në Vlorë.
Pasi dështoi të mbajë sërish Christian Eriksen, skuadra e Brentfordit ka zgjedhur një tjetër danez për t’i besuar organizimin e manovrës sulmuese.
Posta e Kosovës promovoi pullën postare “Dua Lipa” me praninë e vetë këngëtares që ndodhet në Kosovë për Sunny Hill.
Në një kohë kur kriza e Covid 19 shkaktoi mbylljen e qindra bizneseve, post pandemia fokusoi sipërmarrjet në fushën e shëndetit mendor.
Shtimi i rasteve të të infektuarve me Covid gjatë muajit korrik, ka ndikuar në rritjen e interesit të qytetarëve për t’u vaksinuar edhe pse një rritje e lehtë kjo.
Dhimitër Sulovari nga Shijaku, në vitin 1993 la Shqipërinë me mendimin që puna në bujqësi kërkon shumë mund dhe të jep pak fitim.
Hostelet në Shkodër janë të tejmbushura me turistë të huaj gjatë kësaj vere.
Klea Ganina është udhërrëfyesja e një grupi spanjoll që viziton për herë të parë Shqipërinë. Atyre nuk iu ka shpëtuar lajmi se në Potam të Himarës ka humbur jetën tragjikisht një vajzë e vogël përgjatë pushimeve, pas përplasjes së fortë me mjetin lundrues.
Dy mijë vjet më parë, Perandoria Romake ndodhej në kulmin e pushtetit. Si mundi të rrëzohej një perandori kaq e madhe? Një ekspozitë në Trir të Gjermanisë e kërkon përgjigjen në trazirat e antikitetit të vonshëm.
Kampionati më i fortë i futbollit, Premier League, ka nisur edicionin e 124-ët dhe sot Chelsea do të zhvilloi takimin e parë të sezonit 2022-2023, atë ndaj Everton, që nis në orën 18:30 dhe do mund ta ndiqni ekskluzivisht në “Super Sport 2”.
Blerja e ushqimeve në një treg fermerësh është mënyra më e mirë për të ngrënë ushqimet që rriten në vendin tuaj.
Bullgaria dhe Turqia ka të ngjarë të jenë destinacionet më të lira pranë pushimeve verore, sipas Post Office Travel Money.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuҫiç pritet të takohen në Bruksel më datën 18 gusht.
Rrënojat e një avioni që u përlpas në Alpet Zvierjane në vitin 1968 janë zbuluar së fundmi në një akullnajë, 54 vjet pas ngjarjes, tha në autoritetet.
Kryeministri Albin Kurti ka reaguar pas sulmit të sotëm ndaj policisë në Liqenin e Ujmanit.
Luis Suarez u rikthye në vendlindje te Nacional pas 16 viteve të kaluara në Europë me Groningen, Ajax, Liverpool, Barcelona dhe Atletico Madrid.
Një sulm ajror i Izraelit ka shkatërruar dje apartamentin e militantit palestinez Taysir al-Jabari duke vrarë atë dhe disa të tjerë në pallatin e lartë ku ndodhi shpërthimi.
Policia në Mbretërinë e Bashkuar kërkon ndihmën e qytetarëve për kapjen e dy shtetasve shqiptar, që dyshohet se janë përfshirë në një vrasje vitin e kaluar.
Një gjuetar i njohur afrikano-jugor i kafshëve “ekzotike” besohet se ka përfunduar i ngrënë nga krokodilët pasi mbetje njerëzore u gjetën pranë dy bishave të ujit.
Ministri i Brendshëm në Kosovë, Xhelal Sveçla, ka thënë se grupet ilegale serbe janë duke bërë përpjekje për të penguar punën e autoriteteve të Kosovës.
Aktori amerikan Woody Harrelson ka reaguar së fundmi ndaj një fotoje virale të një fëmije “të adhurueshëm” që ka një ngjashmëri të çuditshme me fytyrën e tij.
Tre persona të infektuar me koronavirus kanë humbur jetën gjatë 24 orëve të fundit, ndërkohë që janë shënuar 831 raste të reja.
Deputeti ukrainas Oleksiy Goncharenko ka njoftuar në llogarinë e tij në Twitter se ka dorëzuar në parlament një rezolutë ku i bëhet thirrje Ukrainës që të njohë pavarësinë e Kosovës.
Gara deklathlonë e një atleti italian që duket kishte dalë të vraponte pa të mbathura, ka përfunduar më së keqi në kompeticionin në Kolumbi, teksa detyrohej të mbulonte organet e tij gjenitale që i dilnin jashtë kostumit sportiv.
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Gledis Nano, inspektoi mesditën e sotme masat shtesë të marra për rritjen e sigurisë në plazhe, të cilat pasojnë tragjedinë e ndodhur pak ditë më parë në plazhin e Potamit, ku 7 vjecarja Jonada Avdia u godit për vdekje nga gomonia në breg të detit.
Këmbanat ranë në Hiroshima të shtunën, teksa qyteti shënoi 77-vjetorin e bombardimit të parë atomik në botë, ndërsa zyrtarët të lartë, përfshirë edhe Sekretarin e Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, paraljmërojnë për një garë të re armësh pas pushtimit rus të Ukrainës.
Pasojat e plota të vizitës së kryedemokrates amerikane Nancy Pelosi në Tajvan , po shfaqen gjithnjë e më qartë tani.
Në një intervistë me të përditshmen DailyMail zhytësi australian Paul de Gelder tregon momentet kur teksa notonte në gjirin e Sydney, këmba e tij u këput në nofullat e një peshkaqeni dem, 4 metra të gjatë.
Më shumë se 75,000 rosakë lodër u hodhën në lumin e Çikago të enjten pasdite, pasi Derbi vjetor Ducky pati vitin e tij më spektakolar.
DigitAlb si lider i padikstueshëm në vend do të ofrojë për abonentët në sezonin e ri paketën më të rëndësishme sportive:
Punoi një jetë, por shpërblimi që ka marrë nuk është i njëjtë me mundin që ka dhënë.
Gazeta britanike Daily Mirror shkuan së një shqiptari pronar i një lavazhi në Angli i është ndaluar aktiviteti si një skllavo-pronar i kohëve moderne.
Në Lin të Pogradecit ka nisur faza e dytë e punës për zbulimin e vendbanimit palafit 7500 vjecar, nje nga me te vjetrit dhe me i madhi me Ballkan sipas specialisteve.
Festivali i njohur “Sunny Hill” ka marrë një vëmendje shumë të shtuar në mbarë botën. Festivali ka nisur që të enjten, do të zgjasë deri më 7 gusht dhe këtë vit, sipas organizatorëve do të ndiqet nga mbi 25.000 persona çdo ditë.
Mëngjesin e sotëm një banesë është përfshirë nga flakët si pasojë e shpërthimit të një bombule gazi.
Një numër i madh qytetarësh ukrainas vazhdojnë me martesat, edhe pse në kohë të vështirë lufte.
Investitorët e huaj e shohin Shqipërinë si një vend të vështirë dhe të pafavorshëm për të bërë biznes, pavarësisht kuadrit ligjor të shëndoshë.
Partitë politike edhe këtë herë e lexuan në mënyra të ndryshme raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit për investimet.
Pritshmëritë për Erling Haaland janë tepër të larta, me sulmuesin i cili deri më tani ka shkëlqyer me Salzburg dhe Dortmund, skuadra me të cilat ka shënuar 115 gola në 116 ndeshjet që ka luajtur.
Policia e Kosovës është sulmuar me armë zjarri, teksa ka qenë duke vendosur një barkë patrulluese në Liqenin e Ujmanit, në Zubin Potok.
Operacioni i Policisë së Shtetit për kontrollin e mjeteve të lundrimit nuk ka kursyer as liqenin e Komanit.
Një 37 vjecar është aksidentuar dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetore si pasojë e një aksidenti.
Sot, më 06.08.2022 rreth orës 11:25, njësia policore e Stacionit Policor për Mbikëqyrjen e Kufirit (SPMK) Zubin Potok, teksa ka qenë duke vendosur një barkë patrulluese në Liqenin e Ujmanit është sulmuar me armë zjarri.
Një zyrtar ukrainas ka deklaruar se vendi mund të fillojë eksportimin e grurit nga korrja e këtij viti në shtator.
Shqipëria e femrave është ngjitur me 3 pozicione në klasifikimin zyrtar të FIFA-s!
Një makinë tip “Golf” është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në afërsi të “Zogut të Zi”.
Një shkëndijë elektrike është bërë shkak që një pallat i ri në ndërtim e sipër të përfshihet pjesërist nga zjarri.
Drejtori i PSG, Luis Campos si dhe trajneri i kryeqytetasve, Christophe Galtier janë duke vepruar me “dorë të hekurt” në skuadrën e parisienëve teksa kërkojnë të shtrëngojnë yjet e ekipit të mendojnë vetëm për fushën e blertë e të mos shpërqëndrohen nga faktorë të jashtëm.
Miqësorja e programuar për t’u luajtur këtë të diel në Tel Aviv mes Juventus dhe Atletiko Madrid është anuluar duke qenë se orët e fundit është përshkallëzuar beteja mes Izraelit dhe xhihadistëve në Rripin e Gazës.
Ministria e Shëndetësisë në Kosovë bën të ditur se 930 raste të reja me koronavirus janë shënuar në 24 orët e fundit, nga 2,779 testime sa janë bërë.