Babai ‘shpikës’ krijon ‘flakë-hedhëse’ që fëmijët të luajnë në shtëpi me njëri-tjetrin (fotot)

06/08/2022 21:37

“Është lodra më e bukur që kam pasur ndonjëherë”

Daniel Hashimoto, baba i dy fëmijëve nga Kanadaja, duket se ka arritur të transformojë një fryrëse gjethesh ose pluhurash, në një flakë-hedhëse lodër me të cilën fëmijët mund të luajnë në shtëpi.

“Është lodra më e bukur që kam pasur ndonjëherë”, thonë 11 vjeçari James, 11 dhe Sophia 7 vjecare në videon virale që duket se po shkatërron internetin, por jo për arsyet që mund të mendoni paraprakisht …

 “Për fëmijë kjo nuk është një armë vrasëse, por më shumë një pengesë që shkakton të qeshura”, thotë babai Hashimoto për rrjetin lokal South West News.

“Ata kishin një shokun e tyre me të cilin po luanin në verandë dhe ne vendosëm t’i lejonim të merrnin fryrësen elektrike të gjetheve”.

Megjithse një flakëhedhëse e vërtetë e improvizuar mund të tingëllojë kërcënuese, “flaka” që ajo lëshon është në fakt vetëm copa pelhure në ngjyrë flake, që funksionojnë si ‘kërcënim’ ose zbavitje me fantazinë e fëmijëve.


Daniel dhe gruaja Mandy Richardville thanë se “shpresojnë që me këtë të nxisin kreativitetin te fëmijët dhe shtonin se deri tani “ia kishin arritur”.

“Vendosëm të provonim sesi copat me ngjyra funksiononin me fryrësen dhe unë e Sophia i ngjitëm ato te gryka e aparatit,” shpjegon Daniel.

“Rezultati ishte mjaft spektakolar, valët dridheshin në ajër  sikur të ishin flakë, dhe fëmijiët menjëherë e quajtën atë ‘flakëhedhës’”.

 “Tani ata me radhë luajnë me flakën, dhe imagjinatën e tyre mund ta kthejnë në kreativitet, në lojë imagjinative që më vonë mund të kthehet në aftësi improvizimi dhe zgjidhëse të problemeve,” thotë Hashimoto.

“Ne sigurisht që duam të inkurajojmë lojën e imagjinatës, zgjidhjet kreative dhe shpikjen e lojrave zbavitëse me objektet që kemi rrotull nesh”.

Por jo të gjithë ishin të kënaqur me idenë teksa një komentues tha se “do të ishte e tmerrshme nëse ata do të kishin një flakëhedhëse të vërtetë”.

Opinioni ishte i ndarë nëse fëmijët duhet të luajnë me mjete që ne te vertete sot i shikojmë vetëm në skenaret boterore te luftës.

FOTO GALERI
1/2
Megjithse një flakëhedhëse e vërtetë e improvizuar mund të tingëllojë kërcënuese, “flaka” që ajo lëshon është në fakt vetëm copa pelhure në ngjyrë flake

Top Channel