Ministria e Shëndetësisë në Kosovë bën të ditur se 930 raste të reja me koronavirus janë shënuar në 24 orët e fundit, nga 2,779 testime sa janë bërë.

MSH njofton se në 24 orët e fundit është shënuar një rast i vdekjes nga koronavirus.

Në këtë interval kohor të raportimit janë shëruar 1,479 persona.

Po ashtu bëhet e ditur se janë vaksinuar 65 persona, ndërkaq në total numri i dozave të administruara është 1,834,652.

Top Channel