Qielli i kuq e flakë gjigante/ Situatë alarmante në Bukmirë të Mirditës, banorët në luftë me flakët

07/08/2022 14:07

Zjarri në fshatin Bukmirë po përhapet më shpejt dhe po ndihmohet nga era e fortë dhe bimësia e madhe në zonë.

Qielli është mbuluar nga tymi, ndërsa banorët po përpiqen të shuajnë flakët.

Zjarri është në përmasa të mëdha, ndërsa rrezikohen banesa dhe shumë vreshta rrushi.

Kujtojmë se katër vatra janë aktualisht aktive në vendin tonë, ndërsa gjatë 24 orëve të fundi janë raportuar 23. Vatrat aktive janë në bashkinë Klos, në  Durrës, Kurbin dhe Shkodër.

 

Top Channel