Policia e Kosovës është sulmuar me armë zjarri, teksa ka qenë duke vendosur një barkë patrulluese në Liqenin e Ujmanit, në Zubin Potok.

Policia ka bërë me dije se kanë qenë afërsisht 10 të shtëna me armë zjarri, të cilat siç bëhet e ditur ishin të njëpasnjëshme nga pjesa tjetër e liqenit duke goditur afër barkës së policisë.

“Sot, më 06.08.2022 rreth orës 11:25, njësia policore e Stacionit Policor për Mbikëqyrjen e Kufirit (SPMK) Zubin Potok, derisa ka qenë duke vendosur një barkë patrulluese në Liqenin e Ujmanit është sulmuar me armë zjarri. Njësia policore ka njoftuar se në drejtim të tyre ka pasur të shtëna me armë. Kanë qenë afërsisht 10 të shtëna me armë zjarri. Të shtënat kanë qenë të njëpasnjëshme, nga pjesa tjetër e liqenit dhe kanë goditur afër barkës së policisë. Nga këto të shtëna nuk ka persona të lënduar”, thuhet në njoftim.

Top Channel