Aksident në Vlorë, 37-vjecari me motor përplaset nga makina, rëndë në spital

06/08/2022 14:25
Foto ilustruese

Një 37 vjecar është aksidentuar dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetore si pasojë e një aksidenti.

Burime zyrtare të policisë, thanë se aksidenti u regjistrua në aksin Babicë-Qishbardhë, teksa një automjet tip “Benz” me drejtues shtetasin L. B., 59 vjeç, është përplasur me një motomjet me drejtues shtetasin E. C., 37 vjeç.

Si pasojë e përplasjes 37-vjecari është dërguar me urgjencë në spital ku ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Top Channel