Dortmund në hall për sulmin, verdhezinjtë synojnë një 34-vjeçar

07/08/2022 14:35

Te Dortmund janë në kërkim të një sulmuesi. Problemet shëndetësore për Sebastian Haller, verdhezinjtë kërkojnë të përforcojnë repartin e avancuar dhe në orbitën e nënkampionëve të Gjermanisë është sulmuesi i Koln, Anthony Modeste.

“Sport 1” raporton se Dortmund e ka arritur marrëveshjen me sulmuesin francez, megjithatë bisedimet mbetet të hapura me klubin e tij, me të cilin nuk është gjetur gjuha e përbashkët. Modeste ka edhe një vit kontratë, e duke marrë në konsideratë edhe moshën e tij të madhe pretendimet nuk janë shumë të larta, me Koln që kërkon 4-5 milionë euro për ta lënë të lirë francezin.

Pas ndeshjes me Bayer Leverkusen ishte vetë drejtori sportiv i Dortmund, Sebastian Kehl, i cili tregoi se klubi po bën lëvizje konkrete për të afruar një sulmues, por Bundesliga ka nisur dhe koha pret për verdhezinjtë, të cilët duan sa më parë të mbyllin llogaritë e merkatos./ Super Sport

Top Channel