Nervozohet nga faullet e shumta, De Laurentiis u kërkon llogari arbitrave

07/08/2022 10:41

Shumë pak “miqësi” në miqësoren mes Napolit dhe Espanyolit, e fundit për të dy skuadrat para startit të kampionateve përkatëse, teksa gjatë gjithë 90-minutave u panë ndërhyrje të shpeshta të rënda, nga futbollistët e të dy krahëve.

Pranë fundit të pjesës së parë, menjëherë pasi ishin bërë dy ndërhyrje të ashpra ndaj Anguissës dhe Lozanos, bosi napolitan u ngrit nga bankina dhe shkoi menjëherë te arbitri anësor, ndaj të cilit protestoi ashpër, duke i vënë në dukje se loja e spanjollëve rrezikon të dëmtojë futbollistët.

Në fund të pjesës së parë, De Laurentiis bëri të njëjtën gjë me arbitrin kryesor, të cilit i kërkoi mbrojtje për lojtarët e tij, megjithatë për këtë mendoi Spalletti, që zëvendësoi një pjesë të mirë të titullarëve./ Super Sport

Top Channel