Fundjava në Tiranë po kalohet mes temperaturave të larta.

Pjesa më e madhe kanë zgjedhur të largohen për tu freskuar pranë bregdetit ndërsa të tjerë kanë preferuar të shijojnë natyrën pranë parkut të liqenit artificial.

 “ Pse të rrimë në Tiranë ku është gjithë beton, rrimë këtu. Na janë mbledhur dhe patat, u japim ushqim. Ushqyem njëherë patat pastaj hëngrëm dhe vet, pimë kafe, dolëm një xhiro këtej, bëmë joga”.

“Dolëm pimë një kafe me gruan, një xhiro të vogël këtej, hëngrëm një ëmbëlsirë, tani po e tresim pak dhe për drek te shtëpia. Pse keni zgjedhur të qëndrimi në tiranë në këtë ditë të nxehtë? Sapo kemi ardhur nga bregdeti, e mbaruam plazhin, ishim në korrik 24 ditë”.

Por liqeni artificial nuk është i vetmi vend që qytetarët kanë zgjedhur për të vizituar këtë fundjavë. Me hapjen e kopshtit zoologjik, kanë një opsion më shumë për të sjellë fëmijët.

 “ Unë vij nga jashtë dhe kisha qejf që të vizitoja disa pjesë të Shqipërisë dhe kur mora vesh që ishte bërë një inaugurim i kopshtit zoologjik thash pse jo, fëmijët i kanë qef kafshët. Nuk ka rëndësi i nxehti, rëndësi ka që e kalojmë pranë familjes”.

“ Sollëm fëmijët këtu te kopshti zoologjik, ka ardhur një kohë që po i reduktojmë planet, kjo nxehtësia po na kushtëzon shumë”.

“ Mirë po kalojmë,ëe pak nxehtë po shumë mirë. Hera e parë që po vijmë te kopshti zoologjik, e kërkua kalamajtë dhe dolëm. Ne vijmë nga Durrësi, për herë të parë vijmë në Tiranë sot”, thanë qytetarët.

Gjatë muajit të gushtit, Tirana ka më pak lëvizje se zakonisht, ndërsa gjatë fundjavave është thuajse e boshatisur. Kjo është periudha që kryeqytetasit largohen për pushime, dhe Tirana bie në qetësi, për t’iu rikthyer gjallërisë në shtator.

Top Channel