Pritje madhështore në aeroport, Mertens e Torreira zbarkojnë në Turqi

07/08/2022 10:28

Dries Mertens dhe Lucas Torreira janë dy futbollistët më të rinj të Galatasarayt dhe padyshim afrimet më të bujshme të merkatos së kësaj vere.

Klubi turk njoftoi mbrëmjen e djeshme se ka arritur marrëveshjen për blerjen e Torreiras për shifrën e 6 milionë eurove nga Arsenali, teksa mesfushori uruguaian do të firmosë një kontratë 3-vjeçare me Galatasarayn.

Ndërkohë Mertens vjen si futbollist i lirë, pasi refuzoi rinovimin me Napolin dhe do të firmosë një kontratë 1-vjeçare, me opsion rinovimi edhe një vit tjetër, nëse palët mbetet të kënaqura deri në fund të sezonit të ardhshëm.

Menjëherë pas këtij njoftimi, Galatasaray postoi edhe të dhënat mbi fluturimin e të dyve drejt Turqisë, ndërsa tifozëria u tregua e gatshme të zbarkojë në aeroport për t’u uruar mirëseardhjen dy yjeve të rinj.

Një atmosferë të tillë tifozët e Galatasarayt e krijuan pikërisht në 2019-ën, kur klubi firmosi me Radamel Falcaon dhe kolumbiani u prit nga mbi 25 mijë tifozë në aeroport.

Klubi i Galatasarayt ka fituar plot 22 herë titullin kampion, më shumë se çdo skuadër tjetër në Turqi, por trofeu mungon që prej 2019-ës dhe tifozët besojnë që ky do të jetë viti i duhur për të rikthyer kurorën.

Herën e fundit që tifozët e Galatasarayt pushtuan aeroportin, ka qenë në 2019-ën, kur rreth 25 mijë zbarkuan në aeroport për të pritur Radamel Falcaon./ Super Sport

Top Channel