Bie zjarr në afërsi të një pallati në rrugën “Teodor Keko”, shkak shkëndija elektrike! Digjet edhe një makinë e parkuar

06/08/2022 13:30

Një shkëndijë elektrike është bërë shkak që një pallat i ri në ndërtim e sipër të përfshihet pjesërist nga zjarri.

Policia bën me dije se ngjarja ndodhi në rrugën “Teodor Keko”, ku si pasojë janë djegur disa panele të pallatit dhe një automjet i parkuar, në pronësi të shtetasit A. M.

Njoftimi i Policisë:

Më datë 06.08.2022, rreth orës 12:50, në rrugën “Teodor Keko”, në afërsi të një pallati që po ndërtohet, për shkak të një shkëndije elektrike, ka rënë zjarr.

Për pasojë janë djegur disa panele të pallatit dhe një automjet i parkuar, në pronësi të shtetasit A. M.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

 

Top Channel