Mesditën e kësaj të diel një zjarr i përmasave të mëdha ka rënë në zonë e Bukmirës në Mirëditë.

Vatra e zjarrit ndodhet shumë pranë shtëpive të banorëve të zonës, në rrezik gjithashtu janë edhe të mbjellat e tyre, ku një sipërfaqe e madhe vreshti rrezikon të digjet.

Ndërsa në qytetin e Elbasanit flakët e zjarrit rrezikojnë të shkrumbojnë kodrën  me ullinj që ndodhet sipër tregut agro-ushqimor të qytetit. Për të fikur zjarrin në terren kanë shkuar forcat zjarrfikëse të Elbasanit punonjësit e emergjencave civile si dhe banorët e zonës.

Ndërkohë një zjarr ka rënë  në kufirin midis Shqipërisë dhe Greqisë në Piramida 17 në Kolonjë.Zjarri është i përmasave të mëdha pasi në atë zonë është pyll i përzier me bredha dhe lisa, ku flakët po favorizohen edhe nga era.

Deri më tani zjarri është në zonën greke dhe po fiket me helikopterë nga ta ndërkohë forcat e zjarrfikëses shqiptare janë dërguar për të qenë në gatishmëri në rast se flakët do të kalojnë në anën tonë.

Sipas të dhënave nga Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 23 vatra zjarri.

Në operacion për shuarjen e flakëve gjatë 24 orëve të fundit janë angazhuar 327 forca. Vatra disa janë shuar por aktive mbeten zjarret në Klos, në Shetaj të Durrësit, në fshatin Mal Bardhë të Kurbinit, në Shkodër ku te Bjeshka e Bregut, janë rrezikuar stane, bagëti,bletë etj.

 

Top Channel