Operacioni i Policisë së Shtetit për kontrollin e mjeteve të lundrimit nuk ka kursyer as liqenin e Komanit.

Sot, në mëngjes, rreth 25 varka në Fierzë të cilat do të niseshin për në lumin e Shalës, nuk janë lejuar të dalin për lundrimin. Policia ka bërë bllokimin e tyre.

Ky aksion ka shkuar deri në përplasje mes policisë dhe drejtuesve të varkave pasi këta të fundit kanë kërkuar të paktën një njoftim paraprak nga policia për aksionin sepse sot ata kanë pritur rreth 200  turistë nga Kosova per t’i transportuar për në lumin e Shalës.

Në krahun tjeter, varkat me turistë që nisen nga Komani për në Lumin e Shalës kanë vijuar normalisht punën.

Top Channel