Tre mjete lundruese, një gomone dhe  dy “Jet ski”  janë bllokuar nga Policia Kufitare e Vlorës.

Në plazhin e Potamit iu vu gjobë 100.000 lekë  pronari të njërit prej mjeteve lundruese, pasi nuk respektoi zonën e kufizuar.

Gjithashtu, në vijim të kontrollove, në Himarë, u bë bllokimi dhe i dy mjeteve të tjera lundruese “Jet ski”, në pronësi të shtetasit F. B.

“Ndëshkohet me masë administrative 100.000 lekë të rinj, pronari i njërit prej mjeteve lundruese, pasi nuk respektoi zonën e kufizuar për mjetet lundruese, në plazhin e Potamit, Himarë. Shërbimet e DVKM Vlorë, në bashkëpunim me shërbimet e DVP Vlorë, në vijim të kontrolleve të mjeteve lundruese, duke marrë shkas dhe nga pamjet filmike të publikuara ditën e djeshme, në rrjetet sociale, në të cilat shfaqej një mjet lundrues tip gomone, me të cilin po transportoheshin pasagjerë, në një zonë të kufizuar për mjetet lundruese, në plazhin e Potamit, Himarë, kanë bërë të mundur lokalizimin e tij. Pas lokalizimit të mjetit lundrues tip gomone, në bazë të ligjit nr.43/2020 datë 23.04.2020, neni 6, u ndëshkua me masë administrative 100.000 lekë të rinj, pronari i mjetit lundrues, shtetasi V. P., 50 vjeç dhe u bë bllokimi i këtij mjeti, në portin e Himarës“, sipas policisë.

 

Top Channel