Shkencëtarët kapin në kamera peshkun më të madh të thellësive të oqeanit (fotot)

06/08/2022 21:06

Ky peshk i rrallë ka qenë i panjohur për shkencëtarët deri kohët e fundit, prej habitatit të thellë e të errët të oqeaneve që frekuenton.

Në thellësinë prej vetëm 200 metra nuk ka mjaftueshëm dritë sa për të ndodhur fotosinteza, ndërsa në thellësinë nga 1000 metra e më poshtë nis ajo që njihe si “zona afotike”, ku drita është krejtësisht e papranishme.

Kjo e fundit është zona e errët e oqeaneve që banohet nga disa prej krijesave më të çuditshme të planetit, të cilat zakonisht janë të vogla dhe të përshtatura për të mbijetur në vendndodhjen pa dritë.

Prandaj ky që shihni në pamje, i cili njihet si “jokozuna kokë-lëmuar”, besohet se është peshku më i madh i thellësive të mëdha i regjistruar vetëm pesë herë në kamera.

Jokozuna më i madh i parë në thellësitë mbi 2000 metra ka qenë rreth 1.3 metra i gjatë.

Por në video (më poshtë), shihet një ekzemplar i pabesueshëm më shumë se 2 metra i gjatë që e bën atë një prej peshqve më të mëdhenj të thellësive në botë.


Ka vërtet krijesa të pabesueshme të kapura në kamera, nëse marrim parasysh faktin që ato nuk ngjajnë me atë që ne njohim si peshk apo specie të thellësive.

Por ja që ky peshk gjigant ekziston, megjithse për të mbijetuar duhet të ketë ushqim të mjaftueshëm, gjë që ne thellesi nuk ndodh, prandaj studiuesit besojnë se ai ka zhvilluar një anatomi të tillë për të gjuajtur edhe në thellësi prej 2000 metrash nën sipërfaqen e ujit.

Zbulimet e  studiuesve mund t’i gjeni në rrjetin  JAMSTEC.

FOTO GALERI
1/3
Jokozuna më i madh i parë në thellësitë mbi 2000 metra ka qenë rreth 1.3 metra i gjatë.

Top Channel