Ukraina mund të fillojë eksportin e grurit në shtator

06/08/2022 14:11

Një zyrtar ukrainas ka deklaruar se vendi mund të fillojë eksportimin e grurit nga korrja e këtij viti në shtator. 

Kjo deklaratë vjen pas një marrëveshje historike të ndërmjetësuar nga Turqia dhe OKB-ja, një anije që transportonte grurë ukrainas u largua nga porti i Odesës në fillim të kësaj jave. 

Lufta në Ukrainë ka kontribuar në një krizë globale ushqimore pasi gruri dhe drithi ukrainas nuk kanë mundur të largohen nga vendi. 

Marrëveshja e re mund të shohë që dërgesat e grurit të rriten në mes tre milionë dhe 3.5 milionë tonë në muaj, tha zëvendësministri i Bujqësisë i Ukrainës, Taras Vysotsky. 

Top Channel