Senesi zgjedh Premier Leaguen, të hënën vizitat dhe firma me klubin e ri

07/08/2022 11:06

Marcos Senesi transferohet në Premier League. Mbrojtësi argjentinas, i cili spikati me Feyenoordin në sezonin që lamë pas, tërhoqi vëmendjen e shumë klubeve, por ka zgjedhur Bournemouthin për të vijuar karrierën.

Mediat angleze raportojnë se marrëveshja mes dy klubeve është arritur për shifrën e 15 milionë eurove dhe Senesi pritet të zbarkojë në Angli për të kryer vizitat mjekësore dhe hedhur firmën mbi kontratë ditën e hënë.

Mbrojtësi tërhoqi vëmendjen e klubeve si Roma, Inter, Marseillë, Lyon, etj., por duket se ka qenë pikërisht Bournemouth ajo që ka arritur të plotësojë kërkesat ekonomike të Feyenoordit dhe vetë futbollistit argjentinas./ Super Sport

Top Channel