Në Lin të Pogradecit ka nisur faza e dytë e punës për zbulimin e vendbanimit palafit 7500 vjecar, nje nga me te vjetrit dhe me i madhi me Ballkan sipas specialisteve.

Gjurmët e vendbanimit u zbuluan disa vite më parë ndërsa në këtë fazë  po zbatohen nga Instituti i Arkeologjisë Shqiptare në bashkëpunim me Universitetin e Bernës në Zvicër me qëllim gjetjen e elementeve të tjerë që dëshmojnë ekzistencën e këtij palafiti apo vendbanimi mbi ujë,  por edhe shtrirjen e tij.

Sipas Ardian Anastasit drejtuesi shkencor i punimeve, pas fazës së parë të zbulimit të vendbanimit në ujë, ka të dhëna të forta se ai shtrihej edhe në bregun e liqenit ndërsa synohet që të shkohet drejt një rindërtimi të palafitit në një rreze prej 30 km.

Mjaft të befasuar e të këmaqur me bashkëpunimin dhe zbulimet paraqiten edhe zvicerianët.

“Kemi një situatë shumë premtuese, mendoj se mund të krahasojmë e të zgjerojmë rezultatet që kemi arritur më parë në pjesën maqedonase. në këtë projekt po gërmojmë nën ujë, që prej 2 vitesh, dhe tani po përpiqemi të zbulojmë se si kjo që kemi në këtë zonë, ka vijuar të shtrihet drejt bregut të liqenit.”

Vendbanimi Palafit i Linit rezulton  më i madhi në Ballkan dhe mbase edhe në Europë, 7500 vjet më parë banorët zhvillonin bujqësinë, zejtarinë dhe peshkimin, ekziston edhe një palafit tjetër në palëm maqedonase por shumë herë më i vogël më sipërfaqe sesa ky i Linit.

Top Channel