Jo vetëm bregdeti por edhe zonat malore janë një alternativë për të pushuar.

Fshati turistik i Voskopojës është një nga destinacionet e gjelbra që u ofron pushuesve mundësinë për ti shpëtuar të nxehtit dhe kaosit urban duke ndërthurur turizmin natyror me atë kulturor.

Këtë fundjavë fshatin e kanë zgjedhur jo vetëm vendas por edhe të huaj.

“Ne po qëndrojmë në Korçe dhe erdhëm vetëm sot këtu. Na pëlqen fshati, është shumë i bukur. Vijmë nga Spanja, unë jam nga Franca dhe bashkëshortja ime nga Spanja ndaj jetojmë aty. Erdhëm në Shqipëri sepse 2 vite më parë bashkëshortja ime lexoi një libër të Ismail Kadare dhe tani duam të mësojmë më shumë për vendin tuaj kishat, xhaminë e njerëzit e shkëlqyer dhe ushqimin fantastik këtu”, tha turisti.

Vizitorët ditorë janë të shumtë ndërsa nuk mungojnë as ata që ju drejtohen shtëpive pritëse për të qëndruar më gjatë

Voskopoja është një ndër fshatrat malorë shqiptare që vizitohet në të gjitha stinët dhe që e ka të konsoliduar turizmin jo vetëm për shkak të panoramës, klimës dhe kulturës që ofron por edhe sepse banorët janë përkushtuar për t’i ruajtur vlerat e saj.

Top Channel