Përfshihet nga flakët “Golfi” tek “Zogu i Zi”, shkak problemet teknike

06/08/2022 13:44

Një makinë tip “Golf” është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në afërsi të “Zogut të Zi”.

Flaka në automjet është shfaqur si pasojë e problemeve teknike, ndërsa bëhet me dije se nuk ka persona të lënduar.

Zjarrfikësja dhe policia ndodhen në vendngjarje për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.

Top Channel