E hënë, 01 Gusht 2022
10:22
Tensionet në Jarinje dhe Bernjak/ Policia e Kosovës jep detaje: Përveç të shtënave me armë ka pasur edhe një shpërthim

Policia e Kosovës, përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se vazhdojnë të jenë të bllokuara dy pikat kufitare Jarinje dhe Bërnjak.

10:21
Projekti Starlink/ Pse Elon Musk po lëshon mijëra satelitë?

Kompania SpaceX e Elon Musk ka nisur në orbitë mijëra satelitë, të cilat në disa raste janë parë edhe nga njerëzit.

10:10
Përplasjet në veri të Kosovës/ BBC: KFOR ishte përgatitur për ndërhyrje në çdo moment

Tensionet në veri të Kosovës, janë komentuar përveç mediave vendase edhe nga ato ndërkombëtaret.

09:54
Kalifornia nuk gjen qetësi, zjarret po përhapen me shpejtësi në veri të vendit

Qindra zjarrfikës në Kaliforni po luftojnë me zjarrin më të madh të përhapur në vend për këtë vit.

09:51
Situata e zjarreve në Gjirokastër bëhet alarmante gjatë natës, rrezikohet zona e mbrojtur e Syrit të Kaltër

Zjarri masiv që përfshiu qindra ha kullotë dhe pyll prralli mbi malin e Sopotit zbriti gjatë natës mbi rrugën e vjetër Gjirokastër -Delvinë, duke shkaktuar një situatë alarmante të flakëve që rrezikuan të hyjnë në zonën e mbrojtur të Syrit të Kaltër.

09:45
Shqiptari vret gruan! E qëlloi me thikë në Zakynthos, kapet pas disa orësh

Një krim makabër ka tronditur ishullin Zakinthos ditën e djeshme, ku është bërë e mundur kapja dhe arrestimi i autorit.

09:35
Ish-mesfushori i Interit nis vizitat mjekësore me Lazion, gati bashkimi me Sarrin

Matias Vecino bashkohet me Lazion. Mesfushorit uruguaian i përfundoi kontrata me Interin dhe ishte futbollist i lirë, teksa ka zgjedhur pikërisht bardhekaltrit për të vijuar karrierën.

09:28
Vdesin shqiptarët në aksident Greqi,humbin jetën prindërit! Po ktheheshin nga pushimet

Një aksident tragjik ndodhi në orën 01.30 minuta në kilometrin 171 të aksit që lidh Patrën me Janinën vendin e quajtur Terovë.

09:20
Zelanda e Re rihap plotësisht kufijtë pas mbylljes së gjatë të pandemisë

Kufijtë e Zelandës së Re janë plotësisht të hapur për herë të parë që nga marsi 2020, kur ata u mbyllën në një përpjekje për të mbajtur jashtë Covid-19.

09:17
SHBA dhe Evropa mes zjarresh të fuqishme

Një valë e gjatë nxehtësie që ka përfshirë Shtetet e Bashkuara, ka shkaktuar zjarre në disa rajone të Kalifornisë.

09:14
Marrëveshja me Rusinë/ Largohet nga Ukraina anija e parë e ngarkuar me grurë

Anija e parë që transportonte grurë është larguar nga një port ukrainas sipas një marrëveshje historike me Rusinë.

09:11
Historia e pabesueshme/ Futbollisti humbi shikimin nga një fishekzjarr, kthehet në fushë me syze speciale

Galatasaray fitoi 2-1 miqësoren përballë Fiorentinës, por më shumë se rezultati përbën lajm kthimi në fushë pas një viti i Omar Elabdellaoui. Historia e tij është vërtet rrëqethëse.

09:10
Pedro Sanchez mbërrin në Tiranë, pritet me ceremoni nga kryeministri Rama

Kryeministri spanjoll Pedro Sanchez ka mbërritur në Tiranë dhe është pritur me një ceremoni zyrtare nga Kryeministri Edi Rama.

09:01
Tensionet në veri të Kosovës/ Vendosen pankarta “Mirë se vini në bashkësinë e komunave serbe”

Mëngjesi i sotëm në veri të Kosovës ka gdhirë me  pankarta të vendosura nëpër vende të ndryshme ku shkruan “Mirë së vini në bashkësinë e komunave serbe”.

08:33
Serbët nuk largojnë barrikadat në veri të Kosovës, pikat kufitare Jarinje dhe Bërnjak vazhdojnë të jenë të bllokuara! Çfarë pritet të ndodhë

Vijojnë të qëndrojnë të bllokuara pikat kufitare të Kosovës me Serbinë në Jarinje e Bërnjak, nga serbët vendas të cilët kanë vendosur barrikada në këto dy pika kalimi që ditën e djeshme.

08:17
Raporti i OKB, afërsisht 1 në 3 shqiptarë vuajnë nga pasiguria për ushqim, më e larta në Europë

Rreth 1 në 3 shqiptarë vuan nga pasiguria për ushqim për shkak të mungesës së parave apo burimeve të tjera.

08:06
Tensionet në veri të Kosovës/ Borrell: Barrikadat të hiqen menjëherë, çështjet të adresohen përmes dialogut

Shefi i diplomacisë së BE-së, Josep Borrell, e ka përshëndetur dhe mirëpritur vendimin e qeverisë së Kosovës për të shtyrë vendimin për reciprocitet me Serbinë deri më datën 1 shtator.

07:56
Gushti nis me rritje temperaturash! Parashikimi i motit për ditën e sotme

Vendi ynë mbetet në mbizotërimin e motit të qëndrueshëm përgjatë gjithë 24 orëshit, duke bërë që kthjellimet të dominojnë pjesën më të madhe të vendit tonë në orët e paradites.

00:00
Tensionet në veri/ Tërhiqet qeveria ‘Kurti’, shtyn për më 1 shtator reciprocitetin

Qeveria e Kosovës ka bërë të ditur se është e gatshme të shtyjë zbatimin e dy vendimeve të datës 29 qershor 2022 deri më datën 1 shtator 2022, nga momenti në ditën e hënë, 1 gusht 2022, kur do të hiqen të gjitha barrikadat dhe të vendoset liria e plotë e lëvizjes në të gjitha rrugët në veri të Kosovës.

Në një postim në Facebook thuhet se Qeveria e Kosovës dënon ashpër bllokimin e sotëm të rrugëve në veri të Kosovës dhe të shtënat nga njerëz të armatosur të strukturave ilegale atje dhe thotë se bëhet fjalë për tendencë për destabilizimin e Kosovës dhe rrezikimin e paqes dhe sigurisë së qytetarëve dhe vendit tonë.

E diel, 31 Korrik 2022
23:56
Tensionet në veri, propozimi i SHBA: Të shtyhet për 30 ditë reciprociteti për letërnjoftime

Ka përfunduar takimi urgjent mes presidentes Vjosa osmani-Sadriu, ambasadorit amerikan, Jeff Hovenier, kryeministrit Albin Kurti dhe zëvëndëskryeministrave Besnik Bislimi e Donika Gërvalla, i mbajtur në presidencë. Pas takimit, i vetmi që u deklarua për media ishte ambasadori amerikan i cili lexoi qëndrimin dhe propozimin e tij përkitazi me situatën e krijuar në veri të vendit. […]

23:14
Aksident në Vlorë! Qytetarja që kërkonte lëmoshë në rrugë përplaset nga makina, transportohet në spital

Sot në mbrëmje rreth orës 22 45 min përgjatë shëtitores Lungomare ka ndodhur një aksident, ku një automjet tip mercedes ka aksidentuar një qytetare te komunitetit Romë e cila lypte ne rrugë.

23:07
KFOR-i i gatshëm të ndërhyjë nëse rrezikohet qëndrueshmëria në Kosovë

Forcat paqeruajtëse të udhëhequra nga NATO-ja thanë se do të ndërmarrin çdo masë të nevojshme për të ruajtur mjedisin e sigurt në Kosovë dhe janë të gatshme të ndërhyjnë nëse rrezikohet qëndrueshmëria.

22:56
Manchester United përgatit ofertën e fundit për “yllin” e Barçës, “e lan me ar”

Manchester United është i gatshëm të bëjë një përpjekje të fundit për blerjen e Frenkie De Jong. “Djajtë e Kuq”, edhe pse e kanë të qartë se mesfushori holandez nuk dëshiron të ndërrojë ambient këtë verë (sepse Man. United nuk luan në Champions), vazhdojnë të bëjnë presion për t’u plotësuar dëshirën e madhe trajnerit Ten Hag.

22:48
Aktivizohen sërish sirenat e alarmit në veri të Mitrovicës

Në orën 22:00 janë lëshuar serish sirenat për alarm në veri të Mitrovicës në Kosovë.

22:40
Messi, video-mesazh mikut të ngushtë: Do të bëhem tifoz…

Prezantimi i Luis Suarezit të skuadra e Nacionalit në Uruguaj ishte një ngjarje e rëndësishme e transmetuar në televizion, me një parade dhe një prezantim në një stadium të mbushur plot.

22:35
Petkoviç akuzon Kurtin për tensionet në veri të Kosovës

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviç, ka akuzuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti për tensionet në komunat veriore të Kosovës.

22:09
Tensionet në veri të Kosovës, reagon Presidenca: Vuçiç përgjegjës për çdo përshkallëzim të situatës në terren

Këshilltari i presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, Blerim Vela, ka reaguar në lidhje me situatën në veri të Kosovës ku është shprehur se me direktiva të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, strukturat ilegale të Serbisë në Kosovë kanë vendosur barrikada në disa rrugë në veri.

21:45
Të shtunën mbrojti portën e skuadrës së tij, gjendet pa jetë futbollisti 19-vjeçar

Një ngjarje tronditës është shënuar paraditen e së dielës në Bosnjë Hercegovinë. Një futbollist i ri është ndarë nga jeta në moshën 20-vjeçare. Fjala është për Mat Matiqin, portierin e FK Mladost Domaljevac, skuadër e Ligës së 4-t të Bosnjë-Hercegovinës. Lajmi i hidhur është dhënë në faqen e këtij klubi në Facebook:

21:33
Vijojnë flakët në Finiq! Forcave zjarrfikëse i vijnë në ndihmë dy avionë nga Greqia, dëmtohen 30 ha pyje dhe rreth 270 ha kullotë

Vijojnë të luftojnë me flakët në malin e Sopotit forcat zjarrfikëse shqiptare, efektivë të ushtrisë dhe dy avionë e dy helikopterë të ardhur nga Greqia

21:23
Messi-Neymar spektakël në finalen e Superkupës së Francës

Lionel Messi shënon golin e parë të PSG-së në sezonin e ri futbollistik. “Ylli” argjentinas nuk fali përballë portierit të Nantes në finalen e Superkupës së Francës, që po zhvillohet në “Bloomfield Stadium” të Tel-Avivit, Izrael.

21:09
Johnson u martua gjatë pandemisë, kryeministri britanik zhvilloi një ceremoni martesore në 2021

Boris Johnson dhe gruaja e tij Carrie, e treta me të cilën është martuar, dhe me të cilën ka dy fëmije, dasmën ua pamundësoi covidi,  dhe për ironi të fatit shkeljet e tij të rregullave të lockdoën-it, i kushtuan atij postin e kryeministrit ndër të tjera, por edhe vendin që ai kishte planifikuar ku do e zhvillojnë ceremoninë e madhe, që ishte vendi i tij i preferuar, rezidenca e kryeministrave britanikë  në detyrë Chequers.

21:01
Tensionet në veri të Kosovës/ Kurti: Vuçiç dhe Petkoviç janë përgjegjësit kryesorë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurit, ka reaguar në lidhje me situatën e krijuar pasditen e sotme në veri ët Kosovës, ku ka thënë se presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç dhe Petar Petkoviç janë përgjegjësit kryesorë për gjendjen në Veriun e Kosovës.

20:31
Protestat në veri të Kosovës për targat, raportohet për të shtëna me armë zjarri! Qytetarët shqiptarë keqtrajtohen në kufi

Të shtëna me armë janë regjistruar mbrëmjen e sotme në zonën e Zubin, Potok në Kosovë, aty ku janë vendosur barrikada nga serbët që po protestojnë.

20:26
Sot afati fundit për regjistrimet! Klasat e para dhe të dhjeta me numër të ulët aplikimesh, prindërit kanë vështirësi me e-albania

Fëmijët presin me padurim që të nisin pas parashkollorit, klasën e parë, por që prindërit po hasin vështirësi me regjistrimin në e-albania.

20:20
Një mësues për 5 shkolla! Shkak është bërë rënia e numrit të nxënësve

Emigracioni dhe rënia e lindshmërisë ka sjell uljen e numrit të nxënësve në arsimin parauniversitar.

20:18
Inaugurohet Terminali i ri në Aeroportin “Nënë Tereza”/ Rama: Investim që vjen në kohën e duhur, i përgjigjet kërkesave në rritje të numrit të pasagjerëve

Në Aeroportin Ndërkombëtar “Nënë Tereza” u inaugurua sot Terminali i ri, prej 5 mijë metër katrorë, pjesë e një investimi të përgjithshëm prej rreth 38 milionë euro të kryer në 1 vit e gjysëm, me objektivin për ta shndërruar Aeroportin e Rinasit në portën hyrëse për të gjithë rajonin. 

20:15
Tirana dyfish turistë, shifrat e vizitorëve gjatë vitit 2022 po rriten me shpejtësi

Vitet e fundit Tirana është kthyer në një destinacion me interes për tu vizituar nga të huajt, çka përkthehet në përfitime ekonomike për kryeqytetin.

20:04
Avokatët falin dezertorët! Tërhiqen nga pezullimi i licencës, kërkojnë sugjerime për ankimimin në Kushtetuese

Pasi dështuan me bojkotin kombëtar të seancave ndaj hartës gjyqësore që u miratua në muajin korrik, avokatët kanë hyrë në fazën e dytë të kundërshtimeve.

19:53
Arrestohet vrasësi i gruas në Elbasan, Ramiz Lici, u kap poshtë urës së “Prroit të Zaranikës”

Është arrestuar pas më shumë se 24 orë 37 vjeçari Ramiz Lici i cili vrau bashkëjetuesen e tij Jetlira Elezi pas një konflikti xhelozie. Ngjarja ndodhi në lagjen Skëndërbej të Elbasanit ku çifti jetonte me qira pas divorceve nga martesat e mëparshme, prej të cilave kishin edhe fëmijë.

19:48
Lia e majmunit, asnjë rast në Shqipëri! Të lindurit para viteve 1980 më të mbrojtur

Ndërsa rastet e infektuara me Linë e Majmunit po shtohen nëpër botë Organizata Botërore e Shëndetësisë I ka bërë thirrje një grupimi, që rezulton më I prekuri nga virusi, meshkujt që kryejnë marrëdhënie seksuale me meshkuj. OBSH-ja I bëri apel që ata të reduktojnë partnerët seksualë. 18 mijë njerëz në 78 vende të botës janë infektuar deri tani nga Lia e Majmunit për të cilën OBSH-ja ka shpallur më herët Emergjencën Globale Shëndetësore. 70 % e rasteve janë në Europë dhe 25% në Amerikë.

19:43
Omicron vret të pavaksinuarit! Virologët kërkojnë të bëhet një analizë mbi shkaqet e vdekjeve

Edhe pse nënvarianti i Omicorn shfaq një klinikë të lehtë, tek pacientet e pavaksinuar shkakton edhe humbje jete. Gjatë javës që lamë pas kanë humbur jetën mesatarisht 3 persona çdo 24 orë mes tyre mosha të reja.

19:42
Aksident në Bulqizë! Tentoi të shmangte lopën me motor, humb jetën një person

Një person ka humbur jetën ditën e sotme teksa udhëtonte me motor në aksin Bulqizë- FushBulqizë.

19:36
PS: Sistemi zgjedhor nuk ndryshon! Grupi i Berishës i shqetësuar edhe për ligjin e ri te dosjeve që prek ish-komunistët

Ligjvënësit kanë marrë pushimet duke shtyrë për në vjeshtë jo vetëm debatin e nxehtë  për dosjet, por edhe ndryshimin e rregullave të lojës për zgjedhjet. Aktorët politik po mendojnë për betejat e vjeshtës, mes tyre reforma zgjedhore. Për socialistët sistemi elektoral është një kapitull i mbyllur, që  nuk do preket.   

19:32
Ekskluzive! Paralajmërimi i Ramës/ Ndryshime ligjore për kandidimin e ish-sigurimsave dhe ish-funksionarëve të PPSH

Shumica socialiste krahas miratimit të projektligjit propozuar nga autoriteti dosjeve që i hap rrugë bërjes publike të emrit të bashkëpuntorit të ish sigurimit politikanit, me inicialet IM, pritet të shkoj edhe më tutje.

19:17
Aktivizohen sirenat për alarm në veri të Mitrovicës

Rreth orës 16:00 në veri të Mitrovicës janë aktivizuar sirenat për grumbullim të qytetarëve në rast rreziku.

18:50
Përfshihet nga flakët makina në Vlorë, pëson shkëndijë në motor nga temperaturat e larta

Një makinë është përfshirë nga flaket në Bypassin e Vlorës, në afërsi të fshatit Tragjas.

18:46
Serbët nisin të bllokojnë me kamionë rrugët në veri të Kosovës

Serbët lokalë në veri të Kosovës kanë bllokuar me kamionë rrugën magjistrale në afërsi të pikëkalimit kufitar të Jarinjës, që gjendet në Komunën e Leposaviqit.

18:36
A është i negociueshëm imperializmi?

Pavarësisht arritjeve modeste në Ukrainën Lindore, qershori nuk ishte një muaj i mirë për Rusinë. Brenda një jave të vetme, udhëheqësit e Bashkimit Evropian i ofruan Kievit kandidaturën për anëtarësim, NATO arriti një marrëveshje për ta futur Suedinë dhe Finlandën në aleancë, ndërsa Sekretari britanik i Mbrojtjes i Britanisë së Madhe, Ben Uollas, bëri thirrje për një rritje me 20 për qind të buxhetit të mbrojtjes.

18:30
Aventura e dytë te Laçi zgjat 115 ditë, largohet Shpëtim Duro

Shpëtim Duro nuk është më trajneri i Laçit. Eliminimi nga moldavët e Petrocub në raundin e dytë të Conference League ka sjellë ndryshime te nënkampionët e Shqipërisë.

18:23
E rëndë në Itali! Dy motrat adoleshente përplasen për vdekje nga treni, tentuan të kalonin shinat për të kapur orarin e nisjes

Një ngjarje tragjike është shënuar këtë të dielë në Riccion, Riminitë Italisë, ku dy adoleshente, motra, janë përplasur nga një tren i shpejtësisë së lartë duke mbetur pa jetë.

18:03
Në mesin e tundimeve, marrëdhëniet intime të ndaluara… Konkurrentët nuk i presin aspak mirë rregullat e reja!

‘Kepi i Tundimeve’ është programi më i ri që ka nisur në Top Channel me autore, Olsa Muhametin dhe transmetohet çdo të premte në orën 21:00. 10 konkurrentë, të rinj, seksi, aventurierë, do t’ju duhet të bashkëjetojnë në një vilë ku nuk do të mungojnë sfidat, lojërat dhe tundimet padyshim. Mirëpo, mes tyre nuk duhet të marrëdhënie intime apo puthje pasi buxheti i tyre do të ulet.

18:00
3 muaj jashtë! Emergjencë te Juventusi, Allegri humbet një tjetër mesfushor

Max Allegri ka humbur një tjetër mesfushor. Dëmtimet nuk po e lenë të qetë trajnerin e Juventusit, të cilit do i duhet të bëjë pa Paul Pogba për disa ndeshje.

17:57
Foto/ Aksident në aksin Lushnjë-Fier, makina përfundon e përmbysur jashtë rrugës

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Lushnjë-Fier, ku një makinë ka dalë nga rruga.

17:52
“A mund të blejë paraja lumturinë?!”/Studimi i fundit i jep përgjigje kësaj “dileme”

“Paraja nuk mund të të blejë lumturinë” ose është një pasqyrë e pranuar gjerësisht ose një klishe e lodhur. 

17:41
Nga Turqia në Greqi, nënkampioni i botës firmos me klubin kryeqytetas

Domagoj Vida është transferua në Greqi. Mbrojtësi potent, i cili doli nënkampion bote me kombëtaren kroate në Rusi 2018, ka firmosur një kontratë 2-vjeçare me AEK-un e Athinës.

17:39
A po e vret teknologjia nostalgjinë?

Trendi më i fundit në mesin e pasardhësve të Gjeneratës Z – pra ata që kanë lindur midis viteve 1997 dhe 2012 – është postimi i “videove të vjetra” në TikTok. Është njëlloj si një gjarpër që e ha bishtin e tij. Pasi ka arritur moshën e pjekur, le të themi, 11-vjeç, ata të Gjeneratës Z nisin të gërmojë nëpër arkivat e tyre për të kritikuar atë model flokësh qesharak që kishin në të kaluarën jo shumë të largët, le të themi 18 muaj më parë.

17:29
Verstappen “mbret” edhe në Hungari/ Mercedes në pod, Ferrari gabon sërish strategji

Sot u zhvillua Çmimi i Madh i Hungarisë, aty ku dominoi kampioni i botës në fuqi. Piloti i skuderisë Red Bull regjistroi fitoren e tetë në 13 gara të zhvilluara, duke u afruar me titullin e dytë botëror.

17:17
Shkoi për pushime në Kroaci, por pasi kthehet i ndodh e papritura! Gruaja gjen në valixhe 18 akrepa

Një situatë tronditëse ka shokuar një grua në Austri, e cila kaloi disa ditë pushime në Kroaci por kur u kthye, i ndodhi e papritura. Ajo gjeti një familje me akrepa në valixhen e saj të udhëtimit.

17:10
Pelosi nis turin në Azi, por mbetet mister vizita ose jo në Tajvan

Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA, Nancy Pelosi, po fillon një turne në Singapor, Malajzi, Kore të Jugut dhe Japoni, sipas një njoftimi nga zyra e saj, por pa përmendur një vizitë të mundshme në Tajvan, megjithëse ka pasur spekulime intensive se ajo mund të vizitojë ishullin e vetëqeverisur.

17:06
Aty ku bashkohen dy kontinente, vendi hipnotizues në Islandë

Dukshmëria nën ujë mund të kalojë 100 metra dhe spektakli i dritës dhe errësirës është hipnotizues.

16:57
Gratë në luftë/ Jeta në vijën e frontit të Ukrainës lindore

Në frontin e luftës në Ukrainë, gratë e ushtrisë po luajnë role thelbësore në fushën e betejës kundër Rusisë. 

16:54
COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 716 qytetarë të infektuar dhe dy humbje jete në 24 orët e fundit

Infektimet me Covid19 kanë zbritur gjatë 24 orëve të fundit ku pas 1590 testimeve kanë rezultuar me koronavirus 716 qytetarë, ndërsa dy të tjerë kanë humbur jetën.

16:49
Rusia: NATO dhe SHBA-ja janë kërcënimet kryesore

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka nënshkruar një dekret për përditësimin e doktrinës detare ku përshkruhen kufijtë detarë të vendit dhe NATO e Shtetet e Bashkuara konsiderohen si kërcënimet kryesore të Rusisë.

16:49
Lufta mes Rusisë dhe Ukrainës, çfarë duhet të dini deri më tani

Sulmet ruse goditën qytetin portual të Mykolaiv në jug të Ukrainës gjatë natës, duke vrarë pronarin e një prej kompanive më të mëdha të prodhimit dhe eksportit të grurit në vend.

16:33
Historia na tregon se çfarë lloj revolucioni lind nga një pandemi

Në fillim faraoni e ndryshoi emrin e tij, nga Amenhotep IV në Akhenaten. Pastaj dekretoi një kryeqytet i ri të mbretërisë që duhej të ndërtohet larg të vjetrit. Në këtë qytet duhet të adhurohej vetëm një Perëndi, duke i braktisur të gjithë të tjerët:perëndinë e diellit Aten.

16:24
Mbrojtja e Guardiolës “fut ujë”, City tenton një tjetër afrim nga Dortmundi

Manchester City e nisi me humbje sezonin e ri. Kampionët e Anglisë humbën 3-1 finalen e Superkupës me Liverpoolin, duke shfaqur probleme të mëdha në prapavijë.

16:15
Ukraina sulmon flotën ruse në Detin e Zi

Ukraina goditi të dielën selinë e flotës ruse në portin e Sevastolit në Detit të Zi, me një dron ku kishte të montuar sasi eksplozivi. Autoritetet ukrainase bënë të ditur se si pasojë e sulmit në qytetin e kontrolluar nga Rusia, të paktën pesë persona u plagosën. Sevastopoli është qyteti më i madh në Krime dhe një port i madh në Detin e Zi.

16:02
Turqia thotë se eksportet e para të drithit ukrainas mund të nisin më 1 gusht

Një zëdhënës i presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, tha se ka gjasa të mëdha që anija e parë me eksporte të drithërave të largohet nga Ukraina më 1 gusht.

15:54
Plane për një dasmë? Fifi i bëri të gjithë konfuz me postimin e fundit

Fifi është një artiste shumë e pëlqyer dhe e klikuar nga audienca që shpesh merr vëmendje me muzikën e saj, por gjithashtu dhe për jetën personale.

15:54
Reciprociteti/ Vuçiç: Nëse nuk duan ta ruajnë paqen, po ju them, Serbia do të fitojë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka deklaruar se Serbia nuk ka qenë kurrë në një situatë më komplekse dhe më të vështirë sa sot kur bëhet fjalë për Kosovën.

15:40
“Jam i lumtur te Liverpooli, dua të qëndroj”, sulmuesi del nga merkato

Roberto Firminho i ka dhënë fund dilemave rreth së ardhmes. Juventusi tentoi ta transferonte në Serie A dhe ofroi 22 milionë euro për kartonin e sulmuesit brazilian, por drejtuesit e Liverpoolit refuzuan ofertën italiane.

15:30
Veliaj takon kryetarin e Komunës së Gostivarit, Arben Taravari: Ecim krah për krah me Maqedoninë e Veriut në rrugën e integrimit në BE

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj priti në zyrë kryetarin e Komunës së Gostivarit, Arben Taravari, me të cilin diskutuan rreth realizimit të aktiviteteve të ndryshme për të rinjtë, në fushën e inovacionit, artit, kulturës etj..

15:21
Bëri shumë për rajonin e Mykolaiv/ Vritet nga bombardimet ruse një ndër njerëzit më të pasur të Ukrainës

Qyteti jugor i Ukrainës, Mykolaiv është goditur nga bombardime të vazhdueshme gjatë gjithë natë, për pasojë ka mbetur i vrarë një ndër njerëzit më të pasur në vend.

15:14
Rinisin bisedimet, Nedim Bajrami afër kalimit tek ekipi që luan në Europë

Fiorentina nuk ka hequr dorë nga Nedim Bajrami. Klubi nga Firence po punon për të transferuar mesfushorin ofensiv të Empolit nën urdhrat e Vincenzo Italianos, i cili pëlqen shumë karakteristikat e 23-vjeçarit nga Tetova.

15:05
Marrëveshja e grurit/ Zëdhënësi i Erdogan tregon datën e nisjes së eksporteve të drithërave nga Ukraina

Një zëdhënës i presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, tha se ka gjasa të mëdha që anija e parë me eksporte të drithërave të largohet nga Ukraina më 1 gusht.

14:52
Vrau bashkëjetuesen me thikë në Elbasan, momenti i arrestimit të Ramiz Micit pas 24 orësh arrati

Policia ka publikuar momentin e arrestimit të Ramiz Micit, 37-vjeçari që vrau me thikë bashkëjetuesen Jetlira Elezin.

14:47
Leipzigu fiton konkurrencën me Bayernin e Dortmundin, firmos më titullarin e Gjermanisë

Leipzigu ka reaguar menjëherë pas humbjes së finales së Superkupës ndaj Bayern Munchen. Klubi gjerman ka prezantuar ditën e sotme David Raum, anësorin e majtë që debutoi me kombëtaren gjermane shtatorin e kaluar.

14:44
Maqedoni e Veriut/ 855 raste të reja dhe 683 të shëruar nga COVID-19 në 24 orët e fundit

Maqedonia e Veriut brenda 24 orëve të fundit ka regjistruar 855 raste të reja me COVID-19, ndërsa 683 pacientë fituan betejën.

14:39
A do të zgjasë martesa e Jennifer Lopez me Ben Affleck? Ish bashkëshorti i këngëtares nuk kursehet në opinionin e tij

Jennifer Lopez u martua pak ditë më parë me aktorin Ben Affleck, në një ceremoni shumë private.

14:32
918 raste të reja në 24 orët e fundit në Kosovë, një viktimë nga COVID

918 raste të reja me koronavirus një i vdekur janë regjistruar gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë.

14:22
Pasi akuzoi Beyonce se i vodhi këngën, këngëtarja reagon sërish: Më ka kopjuar dhe më parë…

Kelis, këngëtarja e njohur me emrin e plotë, Kelis Rogers-Mora ka akuzuar së fundmi divën e muzikës pop, Beyonce se ka vjedhur muzikën e saj për ta vendosur në albumin e sapo lansuar nga “Renaissance”.

14:21
Si ndihmon dështimi në ndërtimin e performancës së lartë të ekipit?

Punëdhënësit nuk duhet të jenë për punonjësit si prindërit për fëmijët, gjithmonë mbrojtës dhe duke i ndihmuar.

14:19
“Nuk i dua këta dy lojtarë”, Reali zbaton urdhërin e Ancelottit dhe i nxjerr në merkato

Real Madrid ka një kontingjent të pasur lojtarësh në përbërje. Disa prej tyre duhet të largohen për t’i sjellë klubit të ardhura që mund të përdoren për ndonjë investim tjetër në merkato.

14:18
​Gjashtë gjëra të pazakonta që mund të vini re në trupin tuaj pas notit

Edhe pse noti është një mënyrë e shkëlqyer ushtrimesh që mund të djegë kalori dhe të ndikojë pozitivisht në punën e zemrës dhe sistemit kardiovaskular, ka edhe disa disavantazhe, veçanërisht kur notoni në pishinë.

13:57
Grupi parlamentar i PD dërgon në “Kushtetuese” rrëzimin e kërkesës për ngritjen e Komisionit Hetimor për Investimet Strategjike

Grupi parlamentar i PD-së ka kundërshtuar rrëzimin e kërkesës për ngritjen e Komisionit Hetimor për Investimet Strategjike duke e dërguar në Gjykatën Kushtetuese.

13:45
Ka prekur majat e botës/ Martohet alpinistja Uta Ibrahimi, momente nga dasma në natyrë (Foto)

Ditën e djeshme alpinistja, Uta Ibrahimi i ka dhënë fund beqarisë në një ceremoni me miqtë e të afërmit.

13:30
Vrau bashkëjetuesen me thikë një ditë më parë në Elbasan/ Vihet në pranga Ramiz Mici, momenti i arrestimit (Video)

Ramiz Mici, 37-vjeçari që vrau bashkëjetuesen e tij një ditë më parë në lagjen “Skënderbej” në Elbasan është arrestuar.

13:00
Reciprociteti ndaj Serbisë/ ​Kurti: S’ka vend për tensione e as për destabilizim

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, deklaroi gjatë një konference për media sot se nuk ka vend për tensione e destabilizim të situatës për shkak të vendimit të nesërm për reciprocitet të letërnjoftimeve dhe hapjes së afatit për regjistrim të automjeteve me targat RKS.

12:54
Nis ndërhyrja nga ajri në malin e Sopotit, angazhohen dy avionë të forcave greke të emergjencës

Zjarri në zonën e malit të Sopotit në Dropull vijon të jetë aktiv, ndërsa ka nisur ndërhyrja nga ajri.

12:45
Shenjat e zodiakut që edhe pas ndarjes ruajnë besnikërinë ndaj ish-it!

Ndarja nga partneri është një proces që kërkon kohë të kalojë. Është e kuptueshme që ndjenjat nuk shkëputen në momentin që ndodh ndarja.

12:44
New York shpall linë e majmunit emergjencë të shëndetit publik

Përhapja e shpejtë e lisë së majmunit në New York ka bërë që autoritet të shpallin  një emergjencë të shëndetit publik duke e quajtur qytetin “epiqendrën” e shpërthimit.

12:42
E kryer, Chelsea fiton garën me Realin për adoleshentin amerikan

Chelsea është shumë pranë nënshkrimit të Gabriel Slonina. Portieri 18 vjeçar luan në Amerikë me Chicagon dhe në garë gjithashtu për Sloninën është edhe Real Madrid.

12:38
“Shpresoj të shërohesh”, për kë i ka këto fjalë Dafina Zeqiri?

Dafina Zeqiri është një nga divat e muzikës shqiptare që padyshim sjell shumë hite e ndër vite nuk e ka humbur aspak unikalitetin e saj duke vazhduar të lansojë projekte shumë të veçanta.

12:33
Biden sërish me Covid, presidenti amerikan: Jam mirë, por duhet të rri i izoluar

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, ka rezultuar sërish  pozitiv për COVID-19, njoftoi të shtunën mjeku i Shtëpisë së Bardhë.

12:28
Rimëkëmbet turizmi në Qipro, për herë të parë mungojnë turistët rus

Pas dy vitesh të vështira pandemie, turizmi në Qipro po ringjallet sërish, numri i vizitorëve është shtuar ndjeshëm, por mungon një element kryesor, turistët rus.

12:27
Gazpromi i mbyll Letonisë rubinetin e gazit

Pasi reduktoi të mërkurën sërish dërgesat e gazit përmes Nord Stream 1 kompania ruse e energjisë Gazprom ndërpreu furnizimin me gaz për Letoninë.

12:25
Xavi: Po mendoj një skemë të re për Barcën, rikthimi i Messit është ide konkrete

Pavarësisht vështirësive ekonomike, Barcelona është padyshim skuadra që është përforcuar më shumë, teksa tashmë trajnerit Xavi Hernandez do t’i dalë për detyrë të përzgjedhë më të mirët për të luajtur në fushë, pasi alternativat janë të shumta.

12:24
Bashkëshortja e portierit polak, “vjedh skenën” në rrjetet sociale

Portieri polak Lukasz Skorupski është shndërruar në një titullar i padiskutueshëm te Bologna, teksa shpesh është bërë protagonist me pritjet e tij në ndeshjet e kampionatit italian.

12:23
Maratona e Pogradecit, morën pjesë mbi 600 atletë nga 37 vende të botës

Më shumë se 600 atletë nga 37 vende të Evropës u bënë bashkë në Pogradec ku është organizuar për herë të parë një Maratonë Ndërkombëtare e certifikuar nga Federata Botërore e Atletikës.

12:20
Festivali këngës labe, qindra pushues dhe vendas ndoqën në Vlorë koncertin për dy net

Për dy net rresht turistë të shumtë që po pushojnë në Vlorë gjatë këtyre ditëve, por dhe qytetarë të vendit bregdetar patën mundësinë të shijojnë nga afër këngë të polifonisë labe.