Në 24 orët e fundit, janë kryer 82 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 2 qytetarë, në Bashkitë:

Një qytetar nga Tirana dhe një tjetër nga Durrës kanë rezultuar pozitivë me koronavirus nga 82 testime që u kryen gjithsej gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, janë 195 qytetarë aktivë me Covid 19, ndërsa në spitalin COVID3 nuk ka asnjë pacient që po trajtohet.

Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2, ndërsa gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 14 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 328.893 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika ( 26 Dhjetor 2022)

Raste të reja ditore 2
Të shëruar në 24 orë 14
Të shtruar në spitale 0
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 82

Testime totale 2,017,863
Raste pozitive 332,684
Raste të shëruara 328,893
Raste Aktive 195
Humbje jete 3,596

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 149
Fier 14
Durrës. 8
Berat. 6
Gjirokastër 5
Vlorë 4
Lezhë. 3
Korçë. 3
Shkodër 2
Elbasan. 1

Top Channel