Ish-gjenerali: Ukraina duhet të përgatitet për luftë të gjatë

26/12/2022 17:38

Një ish-gjeneral ukrainas ka paralajmëruar se lufta që po zhvillohet në Ukrainë nuk do të përfundojë shpejt.

Gjenerali, tashmë në pension i Forcave të Armatosura Serhii Krivonos deklaroi se Rusia do të vazhdojë të përparojë, mobilizojë dhe trajnojë njerëzit e saj.

“Një nga gabimet e gjashtë muajve të fundit është se ne dëgjojmë në shtyp një nënvlerësim të armikut dhe na jepet informacioni se vetëm alkoolistët dhe të varurit nga droga po luftojnë kundër nesh”, i tha ai sipas Sky News.

“Ndërkohë, për ta shkatërruar atë, ne duhet të kemi një ushtar ukrainas të stërvitur dhe të armatosur, i cili di qartë se si të shkatërrojë armikun. Ata mobilizuan 300,000 dhe janë ende në gjendje të mobilizojnë 300,000 [ose] gjysmë milioni të tjerë”, shtoi më tej ish-gjenerali.

Gjatë deklaratës ai theksoi se taktika e Rusisë është të ndotë territorin e Ukrainës me “kufomat e veta”.

“Në zona të caktuara kjo rezulton që ata të hedhin aq shumë fuqi punëtore, pavarësisht nga viktimat, sa që ne ose nuk kemi municion ose armë të mjaftueshme për t’i shkatërruar. Ne duhet të përgatitemi për një luftë të zgjatur dhe ajo nuk do të përfundojë në shkurt ose mars të vitit të ardhshëm”.

Top Channel