Rikthimi i Ligue 1/ Mbappe dhe Neymar gati, Messi në diskutim

26/12/2022 12:22

Paris Saint-Germain luan këtë të mërkurë kundër Strasbourg dhe si Mbappe ashtu edhe Neymar do të luajnë në sfidën e rikthimit pas Kupës së Botës, Katar 2022.

Ndonëse ende nuk është zyrtare, pasi pritet konferenca për mediet e trajnerit Galtier, sipas raportimeve nga Franca të dy lojtarët janë stërvitur gjatë gjithë kësaj jave me ekipin e parizienëve.

E njëjta gjë nuk mund të thuhet për Messi-n, i cili nuk pritet të luajë deri në vitin 2023.

Argjentinasi vazhdon të shijojë Krishtlindjet me familjen në Rosario pas fitores së Kupës së Botës dhe ende nuk është përcaktuar data e rikthimit në Paris.
Përveç ndryshimeve të minutës së fundit, Messi nuk pritet të luajë deri në ndeshjen kundër Angers më 11 janar.

Një natë e shënuar në kalendar, pasi Leo pritet të tregojë Kupën e Botës për fansat e tij në “Parc des Princes”.

Top Channel