Më 26 dhjetor të vitit 2004 tërmeti në Sumatra prej 9.1 ballësh të shkallës Rihter krijoi një tsunami që shkaktoi rreth 250 mijë viktima.

Tragjedia e orës 07:59 më 26 dhjetor 2004, ishte i treti më i fuqishëm në 60 vitet e fundit, pas tërmetit në Kili në vitet ’60 (magnituda 9.5) dhe tërmetit të Alaskës në 1964 (9.2).

Epiqendra ishte në Oqeanin Indian, jashtë ishullit indonezian të Sumatra, ku deti u ngrit, duke gjeneruar valë anormale që udhëtuan për mijëra kilometra duke arritur në brigjet e 14 vendeve në tre kontinente, përfshirë Afrikën.

“Ai tërmet ishte një mësim nga çdo këndvështrim, si shkencor, ashtu edhe ai shoqëror, pasi na mësoi shumë për fenomenin e tsunamit, që ishte pjesa më dramatike për numrin e madh të viktimave. Për më tepër, studiuam, si kishte ndodhur në të kaluarën kur rrjeti i sizmometrave ishte më i rrallë dhe të dhënat satelitore mungonin”, tha ai.

“Një tërmet që u shtri në 1.200 kilometra gjatësi, me një shpejtësi prej rreth dy kilometra në sekondë duke arritur kulmin brenda 10 minutave’’, theksoi Doglioni.

Tsunamët arritën lartësi që në disa vende i tejkaluan 20 metrat. Pas 25 minutash valët arritën në Sumatra, dy orë pas Tajlandës.

Top Channel