Rastet e shumta me Covid në Kinë pushtojnë spitalet

26/12/2022 16:01

Pacientët në Kinë po mbërrijnë në spital në numër gjithnjë e më të madh, ku pothuajse të gjithë janë të moshuar.

Është deri tani shpërthimi më i madh i vendit që nga fillimi i pandemisë në qytetin qendror të Wuhan tre vjet më parë. Spitalet e Pekinit gjithashtu kanë pasur vështirësi këtë muaj mes kërkesës së madhe, shkruan Reuters.

“Spitalet janë të mbingarkuar,” tha mjeku me bazë në Pekin, Howard Bernstein.

“Sfida më e madhe, sinqerisht, mendoj se ne ishim të papërgatitur për këtë”,shtoi ai.

Një mjeke në një spital privat në Pekin, tha se numri i pacientëve është pesë deri në gjashtë herë niveli i tyre normal dhe mosha mesatare e pacientëve është rritur.

“Viziat po bëhen në spitale private sepse spitalet lokale janë të mbingarkuar”, tha ajo.

Një infermiere me qendër në qytetin perëndimor të Xian tha se 45 nga 51 infermieret në departamentin e saj dhe i gjithë stafi në departamentin e urgjencës e kanë kapur virusin javët e fundit.

Top Channel