Ky është një sezon i mbarë për fermerët e ullirit, kësaj herë ata kanë marrë nga tokat e tyre prodhimin e shumëdëshiruar përsa i përket sasisë dhe cilësisë të vajit të ullirit, por paradoksalisht pati rëniet të çmimit të vajit të ullirit ekstra të virgjër.

Një litër vajit ulliri fermerët po e shesin 350 lekë litri, çmim ky që nuk mbulon as kostot e prodhimit.

“Ne si kooperativ operojmë me vajin ekstra i virgjër. Çmimi sivjet ka një rënie, ka rënie sepse ka një super prodhim, në fabrikë çmimi varion nga 350-400 lekë për litër. Çmimi pak a shumë edhe në rajon ky është, por fermerët tanë janë të dëmtuar sepse nuk kanë subvencione. Që të nxisësh fermerin të prodhojë vaj ekstra i virgjër do të thotë që atij fermerit t’i duhet t’i japësh subvencion të paktën 100 lekë për litër. Nëse nuk i jep do të thotë se fermeri ka dalë me minus”, tha Agron Cakalli, prodhues i vajit të ullirit.

Vaji i ullirit që prej vitit të kaluar ka mbetur stok, kjo sepse Shqipëria e ka të ndaluar të eksportojë vaji ulliri në vendet e BE. Ndërsa shtetet e rajonit edhe pse e kanë dhënë dritën jeshile për të pranuar vajin e ullirit të fermerëve tanë, Shqipëria nuk njihet nga konsumatorët e rajonit  si një shtet që prodhon vaji cilësor ulliri ekstra të virgjër, kjo sepse ministria e bujqësisë nuk ka lobuar mjaftueshëm për punën e bujqve.

“Fermerët tentojnë pak a shumë që si e si ta shesin pak më shtrenjtë, duke e shitur pak më tepër e grumbullojnë në shtëpi. Po në shtëpi është e vështirë të shesësh. Tregu më i mirë për fermerët duhet të jenë fabrikat e licensuara që në Elbasan të lenë shumë për të dëshiruar”, shtoi Çakalli.

2022 cilësohet si viti i krizës i ullirit për Spanjë dhe Italinë, dy shtetet kryesore që furnizojnë botën me vaji ulliri ekstra të virgjër, situata jo e mirë në këto dy vende mund të përdorej në favor të  fermerëve shqiptarë që prodhojnë vaji ulliri ekstra të virgjër nëse Ministria e Bujqësisë do të tregonte me fletë analizën që edhe Shqipëria garanton vaj ulliri cilësor sipas standardit të sigurisë ushqimorë që kërkon BE.

Top Channel