Studimi: Alienët nuk kanë kontaktuar ende me tokën pasi nuk kanë gjetur këtu ‘shenja inteligjence’ (fotot)

26/12/2022 17:49

Idea se specie inteligjente jashtë-tokësore kanë kontaktuar ndonjëherë/ose përherë me njeriun ka përfshirë prej kohësh si komunitetin shkencor dhe atë njerëzor, ndërsa shumë teori janë shpërndarë për që mund të jetë duke ndodhur në thellësitë e hapësirës ose rreth tokës tonë.

Mes teorive vjen dhe një studim i fundit që avancon një shpegim të ri mbi arsyen përse alienët duket se nuk e vizitojnë kurrë planetin tonë.

Sipas studiuesve arsyeja është se në tokë ‘nuk ka shenja inteligjence’.

Në thelb, ata thonë se njeriu dërgon sinjale radio në hapësirë që prej viteve 1930-të, por kjo përsëri mund të mos jetë shumë kohe e gjatë, që ato të merren si mesazh nga raca të tjera apo e ne të marrin përgjigje prej tyre.

Valët radio të dërguara kanë arritur 15,000 yje apo planetë orbituese, nga rreth 400 miliardë yje të galaktikës sonë Rruga e Qumështit, thonë studiuesit.

Një prej tyre, fizikanti Amri Wandel, i Universitetit Hebre të Jerusalem, shkruante në studim se duhet të shumë kohë që ndonjë mesazh i dërguar nga alienët të mbërrijë në tokë.

Kryesisht vetëm yje më pak se 50 vite-dritë larg, mund të dërgojnë sinjalin e tyre drejt tokës.

Sinjali i parë i fuqisë së lartë i dërguar nga toka në hapësirë ishte në vitin 1974 por prej atëherë duket e ka rënë interesi për të komunikuar me entitete të panjohura nga hapësira.

Mes planeve të shkencëtarëve për të dërguar në hapësirë, ka qenë dhe një vizatim i AND-së njerëzore, i sistemit diellor, apo i formës tonë mashkull e femër, shkruan rrjeti britanik Daily Mail.

Kështu që shumë studiues sugjerojnë se mund të mos ketë jetë aliene brenda distancës 50 vite dritë nga toka, ndërsa të tjerë thonë se alienët ‘presin avancimet teknologjike të njeriut’ për t’i arritur ata.

Dikush tjetër thotë thotë se përgjigja e tyre është ende duke ardhur drejt tokës, në varësi të variacioneve kohë-hapësirë ku duhet të kalojnë emetimet radio.

Megjithatë Wandel se nuk përjashtohet ekzistenca e civilizimeve të tjera:

“Meqenëse radio-sfera zgjerohet me kalimin e kohës, kështu ndodh dhe me mundësinë e kontakteve. Epoka e Kontaktit përkufizohet si koha e nisjes së radio-transmetimeve kur shtohen gjasat e kontakteve me alienët”.

“Por vetëm nëse këto civilizime janë të shumta Epoka e Kontaktit mund të funksionojë me valët e transmetimeve radio”.

“Kjo mund të vijë sepse civilizimet mund të mos jenë të afta të komunikojnë me njëra-tjetrën, përveç rastit kur jetëgjatësia e sinjaleve të tyre të komunikimit të jetë të paktën disa mijëra vjet”, tha ai.

Studimi është publikuar në dosjet arXiv .

FOTO GALERI
1/3
Mes planeve të shkencëtarëve për të dërguar në hapësirë, ka qenë dhe një vizatim i AND-së njerëzore, i sistemit diellor, apo i formës tonë mashkull e femër

Top Channel