Që fëmijë e çonte Lamborghinin me 320 km/h, historia e kampionit Antonelli. Si babai zbuloi talentin dhe Mercedes shpenzoi 10 milionë dollarë për të
Katari “theu” pritshmëritë duke organizuar një Kupë Bote, edhe pse bëhej fjalë për një vend të vogël e që në hedhjen e kandidaturës së saj nuk kishte asnjë impiant të ndërtuar.
Megjithatë, Kupa e Botës duket se nuk i mjafton Katarit, që tani ka një tjetër objektiv madhor, organizimin e Lojërave Olimpike. Sipas asaj që raportojnë mediat, vendi aziatik do të garojë për të organizuar olimpiadën e vitit 2036, pasi për tre edicionet e ardhshme është përcaktuar vendi oranizator i Lojrave Olimpike.
Në 2024, Olimpiada do të zhvillohet në Paris të Francës, katër vite më vonë në Los Angeles dhe në 2032 në Australi. Komiteti Olimpik i Katarit ka dorëzuar kërkesën për nisjen e procedurave, teksa përveç Katarit edhe Indonezia dhe India kanë interes për të organizuar Lojërat Olimpike.
Katari është refuzuar në tre kandidaturat e mëparshme, por për shkak të organizmit të Kupës së Botës mund të bindin Komitetin Olimpik ndërkombëtare që t’i besojnë dhe organzimin e Olimpiadës, pasi kaloi me sukses Botërorin./ SuperSport
Top Channel