Pandemia e Covid-19 lidhi edhe më shumë njerëzit me teknologjinë.

Por në këtë situatë, lufta e prindërve për t’i mbajtur fëmijët larg telefonit u vështirësua. Mes rrjeteve të shumta sociale, në listën e 5 aplikacioneve më të shkarkuar rezulton Tik Toku, që është një nga platformat më të përdorurat nga të miturit. Qartazi, nga një hulumtim vë re se fëmijët janë të pambrojtur nga dhuna, sharjet, bullizimet, madje janë shënuar edhe raste vetëvrasjeje si pasojë e përballjes me komentet virtuale.

Përvec dhunës psikologjike apo fizike, ngacmimet kanë kaluar në botën virtuale, duke e thelluar problemin edhe me fenomenin që tashmë quhet “bullizmi kibernetik”…  Fëmijët po shfrytëzojnë telefonat për të publikuar pa filtra gjithçka ndodh në jetën e tyre, të pakontrolluar nga prindërit. Teksa nuk mungojnë rastet që marrin edhe miratimin e tyre.

Së fundmi është bërë virale një video e një vajze të vogël që shan me fjalor banal në prani të gjyshes…

Modelet e gabuara po përhapen te të rinjtë, duke nisur nga familja, shkolla e deri te bota e internetit. Psikologët këshillojnë se shpëtimi do të vijë vetëm nga komunikimi dhe se prindërit shembullin duhet ta përcjellin së pari nga vetja.

Top Channel