Elmas: Ky është një vit i mirë për të fituar titullin, pas Napolit dua një tjetër ekip të madh

26/12/2022 13:18

Eljif Elmas flet hapur për synimet e tij dhe Napolit në vitin 2023, ndërsa thekson që është koha për të fituar titullin e Seria A.

Në një intervistë të dhënë së fundmi për mediet italiane, maqedonasi theksoi se edhe në Champions League synojnë të ecin sa më shumë.

“Ne duam të argëtohemi dhe duam të vazhdojmë të fitojmë duke u argëtuar. Për ne Champions League është një turne i rëndësishëm, ndërsa për kampionatin shpresojmë se është vërtet koha e duhur për të fituar një trofe. Shpresoj të fitoj titullin me Napolin këtë vit.”-tha ai.

Më tej, duke folur për të ardhmen 23-vjeçari theksoi se dëshiron që të shkojë në një tjetër klub të madh, por nuk zbuloi emrin.

“Pas Napolit, nëse kam mundësi, do të doja të shkoja në një ekip tjetër të madh, por është e vështirë të flas për këtë tani, pasi është ende herët dhe unë jam i ri”-deklaroi mesfushori.

Top Channel