Ukraina bën thirrje që Rusia të përjashtohet nga Këshilli i Sigurimit i OKB-së

26/12/2022 17:16

Ministria e Jashtme e Ukrainës ka bërë thirrje që Rusia të përjashtohet si anëtare e përhershme e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, duke argumentuar se prania “e paligjshme” e Moskës në OKB është shënjuar nga luftëra dhe pushtime të territoreve të vendeve të tjera.

“Ukraina u bën thirrje shteteve anëtare të OKB-së që t’i heqin Federatës Ruse statusin e saj si anëtare e përhershme e Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe ta përjashtojnë atë nga OKB-ja në tërësi”, thuhet në një deklaratë të Ministrisë së Jashtme.

Në deklaratë argumentohet se Rusia kishte pushtuar ilegalisht “selinë e BRSS në Këshillin e Sigurimit të OKB-së” që nga shpërbërja e Bashkimit Sovjetik në 1991.

“Nga pikëpamja juridike dhe politike, mund të ketë vetëm një përfundim: Rusia është uzurpuese e vendit të Bashkimit Sovjetik në Këshillin e Sigurimit të OKB-së. Tre dekada të pranisë së saj të paligjshme në OKB janë shënuar nga luftëra dhe pushtime të territoreve të vendeve të tjera”, tha Kievi.

Top Channel