Zelensky kërkon ndihmën e Indisë për të zbatuar ‘formulën e paqes’

26/12/2022 16:56

Presidenti ukrainas ka pasur një telefonatë ditën e sotme me kryeministrin indian Narendra Modi. 

Volodymyr Zelenskyy me anë të një postimi në Twitter deklaroi se kishte shpallur një “formulë paqeje” dhe kërkoi ndihmën e Indisë për zbatimin e saj. 

Zelenskyy më parë detajoi një plan paqeje në bisedimet me presidentin amerikan Joe Biden. 

Dyshja diskutuan një plan paqeje prej 10 pikash, i cili presidenti ukrainas shpresonte se do të rezultonte në garanci të përbashkëta sigurie.

Top Channel