Qëllimi i 2023-shit? Lewandowski: Të mos humbasim asnjë ndeshje siç bëmë ndaj Bayern apo kundër Inte

26/12/2022 16:09

Robert Lewandowski nuk do të luajë deri në 2023-shin dhe duke qenë se e ka mbyllur këtë vit polaku ka dhënë një intervistë ku ka folur për ecurinë e deritanishme në La Liga dhe qëllimit që ka për vitin e ri.

“Sot po mendoj vetëm që të mos humbas përsëri ndeshje si ato të këtij viti kundër Bayern Munich apo kundër Interit, në Champions League. Është një pjesë e dhimbshme e sezonit, me të vërtetë shpresoj që sezoni i ardhshëm të jetë më i mirë. Kemi pasur shumë lëndime, është e vërtetë, por kundër Bayernit dhe kundër Interit kemi luajtur keq dhe kemi bërë gabime. Dhe çmimi që paguam ishte i qartë, ne nuk do të luajmë në Champions League”, tha polaku./ SuperSport

Top Channel