Po jetojmë në kohë krize globale e cila po nuk po godet vetëm xhepat tanë, por që ka një ndikim shumë të fortë negativ edhe në shëndetin tonë mendor. Inflacioni shkakton stres, stresi shkakton pasiguri, ankth dhe depresion.

Depresioni mund të na çojë në problematika shëndetësore të tilla si sëmundje tumorale, kardiovaskulare etj. Pak kohë më parë presidentja e Urdhrit të Psikologut të Shqipërisë Valbona Treska bëri këtë apel.

“Ajo që do të rekomandoja edhe në cilësinë e Presidentes së Urdhrit të Psikologut të Shqipërisë është që duhet të shtohen nga instancat shtetërore shërbimet të cilat ofrohen pa pagesë për qytetarët, sepse është e pamundur që qytetarët në këtë vështirësi ekonomike, të mund të përballojnë shpenzimet për konsultat private tek psikologu“- ishte apeli i psikologes

Ditët e fundit Ministria e Shëndetësisë dha lajmin e mirë se 50 psikologë dhe punonjësit e parë socialë janë punësuar në disa Qendra Shëndetësore në vend. Madje ky shërbim socio-shëndetësor duke filluar nga viti 2023 do të zgjerohet sërish në rang vendi.

Psikologu dhe punonjësi social do të jenë kështu sa më afër qytetarëve, grupeve në nevojë duke filluar nga të rinjtë, adoleshentët dhe duke vijuar mbështetjen për moshat e treta. Njerëzit që shfaqin ngarkesë emocionale do ta gjejnë psikologun në qendrën shëndetësore, çdo ditë të javës dhe pa pagesë.

Top Channel