E martë, 15 Mars 2022
11:39
“Po ju gënjejnë”/ Gazetarja ruse anti-luftës ndërpret transmetimin. Arrestohet e zhduket

Protesta e saj është gati e paimagjinueshme për kushtet në të cilat ndodhet. Gazetarja ruse Marina Ovsyannikova, hyri në studion e lajmeve të Channel 1 në Rusi gjatë kohës së transmetimit të drejtpërdrejtë, dhe ngriti pas shpinës së prezantues një pankartë ku shkruhej: “Jo luftës. Mos i besoni propagandës. Ata po ju gënjejnë”.

11:36
Apeli gjermano-turk për armëpushim në Ukrainë

Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz dhe presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan i bënë thirrje Rusisë për një armëpushim të menjëhershëm në Ukrainë.

11:34
Armand Duka siguroi mandatin e gjashtë, Shakohoxha nuk njeh zgjedhjet. Shkresa që dërgoi 2 ditë më parë

Ditën e sotme u mbajt gara për kreun e FSHF në Asamblenë Zgjedhore. Nga 43 votues, Armand Duka siguroi mandatin e gjashtë me 37 vota. Në garë ishte Sulejman Starova dhe Dritan Shakohoxha, i cili kishte dërguar shkresë për moszhvillimin e procesit zgjedhor pasi e konsideron të paligjshëm.

11:28
Kryebashkaiaku i Kievit: Të bëhemi të gjithë bashkë, presion ndaj Putinit!

Kryebashkaiaku i Kievit, Vitali Klitschko është shprehur optimist se nëse bëhen të gjithë bashkë, munden t’ia dalin ndaj pushtimit rus.

11:15
Armand Duka siguron mandatin e gjashtë si president i FSHF

Armand Duka siguron mandatin e gjashtë si president i FSHF.

11:01
Merr flakë makina e parkuar në Unazë të Re

Një automjet i parkuar ka marrë flakë në rrugën “Teodor Keko” në Unazë të Re.

10:56
BE sanksione të reja ndaj Rusisë, në listë edhe Roman Abramovich

BE ka miratuar paketën e katërt të sanksioneve kundër Kremlinit. 

10:46
Bordi i Transparencës vendos: Çmimi i naftës dhe benzinës zbret në 211 lekë/litër

Bordi i Transparencës ka bërë me dije se ditën e sotme dhe të nesërme, cmimi i naftës dhe benzinës ka zbritur nga 217 në 211 lekë/litër.

10:34
Asteroidi godet Tokën, astronomët e vunë re disa orë përpara

Një asteroid i vogël goditi Tokën mbi Islandë të premten e kaluar, vetëm pak orë pasi u vu re nga astronomët. 

10:30
10-vjeçarja përdor fjalë fyese në protestë, tronditet ministrja Kushi: Nuk lejoj të keqpërdoren fëmijët!

Ministrja e Arsimit Evis Kushi ka reaguar ditën e sotme pasi në protestën kundër rritjes së cmimeve, prindërit morën edhe fëmijët. Ajo cfarë ka tronditur ministren Kushi është një 10-vjeçare që përdori fjalë fyese.

10:23
Balla vizitë zyrtare në Gjermaninë/ Takim me Michael Roth: Shqipëria i ka plotësuar të gjitha kushtet e vendosura nga BE për mbajtjen e Konferencës së parë Ndërqeveritare

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla ndodhet në një vizitë zyrtare në Gjermani.

10:16
Ministri britanik: Plani i Putinit nuk po funksionon, prandaj po vret njerëz

Ministri i Jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar, James Cleverly, është shprehur se plani i sulmit të Rusisë nuk po funksionon.

10:07
Dy gola për të hyrë në histori, Benzema parakalon Henry dhe shënjestron Raul

Sezoni aktual vijon të përmirësohet ndeshje pas ndeshje për sulmuesin e Real Madrid, Karim Benzema.

09:51
Zelensky nuk largohet nga zona e luftës/ Kryeministrat e tre shteteve europiane do të udhëtojnë sot për në Kiev

Liderët e tre shteteve europiane do të udhëtojnë për në Kiev për tu takuar me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky dhe kryeministrin ukrainas Denis Shmyhal.

09:42
Raketat ruse godasin zonat rezidenciale, vdesin 2 persona në Kiev

Dy persona janë vrarë nga goditja e raketave ruse në një zonë banimi në Kievin perëndimor të martën herët në mëngjes, njoftuan Shërbimet e Urgjencës së Ukrainës.

09:10
Parashikimi i këshilltarit ukrainas: Ja kur duhet të përfundojë lufta

Një këshilltar i Qeverisë së Ukrainës tha se pret që lufta në vendin e tij të përfundojë më së voni deri në fillim të majit, kur Rusisë “t’i mbarojnë burimet” për të sulmuar fqinjin e saj.

09:02
Kishte ardhur nga Përmeti me çantën plot kapsolla, do i shiste në Durrës. Arrestohet 32-vjeçari me bashkëpunëtorët

Tre persona janë arrestuar nga policia e Durrësit pasi u kapën duke shitur kapsolla.

08:52
Mediat britanike: Pasi kapi shifra rekord, mund të ulet çmimi i naftës

Çmimi i karburantit mund të bjerë në nivele rekord për shkak të karburantit me shumicë dhe lehtësimit global të shpërndarjes së naftës, raportojnë mediat britanike.

08:39
“Martohu me mua”, kërkesat e vajzave në koncertin e Malumës në Tiranë (FOTO)

Maluma “i vuri flakën” Tiranës në koncertin që mbajti mbrëmjen e kaluar me rastin e Ditës së Verës. Por janë disa pamje që i kemi humbur nga fansat ‘e çmendur’ pas yllit me famë botërore. Një vajzë duket që mban një pankartë të madhe ku shkruan: Martohu me mua!

08:29
Parashikimi i motit për sot, rriten temperaturat

Ditën e sotme, territori shqiptar do të jetë në ndikimin e motit të kthjellët.

08:09
Shpërthime të fuqishme/ Forcat ruse godasin stacionin e metrosë së Kievit (FOTO)

Në orët e para të mëngjesit të sotëm janë dëgjuar shpërthime të fuqishme në Kiev. Forcat ruse kanë goditur me raketë një stacion metroje, 500 metra nga qendra.

E hënë, 14 Mars 2022
23:04
“Konflikti bërthamor më i mundshëm se kurrë”/ Shefi i OKB-së ngre alarmin

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Antonio Guterres dha të hënën alarmin për ngritjen e nivelit të gatishmërisë nga Rusia për forcat e saj bërthamore pas pushtimit të Ukrainës.

22:58
Mitsotakis bisedë telefonike me Zelenskyn: Folëm për ndihmë ushtarake dhe korridoret humanitare dhe

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis ka zhvilluar sot një bisedë telefonike me presidentin e Ukrainës Volodymyr Zelensky, pas kërkesës së këtij të fundit, me temë kryesore mënyrën e përballimit të efekteve negative pas 19 ditësh të fillimit të sulmit rus në shumë zona të vendit.

22:53
Karamuça: Duhet të presim të ndodhë një Rasha i dytë që të vëmë me shpatulla pas murit armikun e padukshëm në radhët e policisë?!

Eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuça i quajti të paligjshme arrestimet dhe shoqërimet në polici të protestuesve, bazuar në vendimet e Prokurorisë.

22:40
Një qytet i shndërruar në hi dhe tym/ Pamjet me dron nga Mariupoli

Forcat ruse vazhdojnë bombardimet në Ukrainë duke shkatërruar ndërtesa dhe vrarë civilë.

22:36
Dita e 19-të e luftës/ Mbi 4.000 civilë janë evakuuar nga Ukraina përmes 7 korridoreve humanitare

Më shumë se 4.000 civilë u evakuuan nga qytetet ukrainase që ndodhen në vijën e frontit të konfliktit këtë të hënë.

22:31
Kina do të ndihmojë Rusinë me armë? SHBA-ja pas shtatë orë bisedimesh: I dini pasojat!

Për shtatë orë SHBA zhvilloi bisedime “intensive” të nivelit të lartë me Kinën një përpjekje kjo për të penguar Pekinin të furnizojë me armë Rusinë, duke ja bërë të qartë pasojat e një lëvizje të tillë.

22:30
Dita 19-të e luftës! 4.000 civilë lanë sot Ukrainën, plagoset gazetari i “Fox News”/ Nesër rinisin bisedimet Kiev-Moskë

Dita e 19-të e luftës në Ukrainë, ka kaluar me bombardime raketash në disa qytete, ndërkohë që në Kiev, ku u godit një bllok banesash dhe një autobus.

22:28
Ku do të shkojë protesta për çmimet? Lapaj në Open: Nuk lodhemi duke protestuar

Tema e kësaj të hëne në emisionin “Open” është protesta për çmimet.

22:23
Paketa e qeverisë/ Sejamini: Këto masa duhet të ishin plotësuar me kohë

Analisti Neritan Sejamini ka analizuar paketën rezistenciale të qeverisë këtë të hënë në emisionin ‘Open’, ku iu drejtua Ministres së Financave, Delina Ibrahimaj se pjesa më e madhe e masave janë premtuar gjatë fushatës elektorale dhe kur qeveria mori mandatin e tretë.

22:18
Xhup të gjelbër dhe syze të bardha, stili i Malumës tërheq vëmendjen në koncertin në Tiranë

Maluma ishte veshur me stilin e tij tipik latin, i përshtatur me Ditën e Verës në Tiranë.

21:49
Ibrahimaj në “Open”: Çmimi i naftës do të jetë më i lirë se 217 lekë

Ministrja e Ekonomisë dhe Financave Delina Ibrahimaj tha sonte në “Open” se nga nesër çmimi i naftës do të jetë më i lirë se ç’është sot.

21:45
NASA kërkon liderë fetarë për të përgatitur njerëzimin për kontaktin me alienët (fotot)

Një prift, një rabin dhe një hoxhë ishin mes teologëve të pajtuar nga agjencia hapësinore amerikane NASA për të ekzeminuar sesi do të reagonte njerëzimi nëse do të zbulohej jetë aliene në planetë të tjerë, ose dhe në tokë.

21:41
Fotot/ Maluma ‘ndez‘ Tiranën, kërcim provokues me balerinën

Këngëtari me famë botërore, Maluma po mban sot koncertin në Tiranë me rastin e Ditës së Verës.

21:31
VOA: SHBA e sheh Putinin si të zemëruar, të irrituar dhe të prirur për të përshkallëzuar luftën

Pas më shumë se dy javësh nga fillimi i një lufte të cilën ai parashikonte ta dominonte brenda dy ditësh, Vladimir Putin po shfaq zemërim dhe zhgënjim nga dështimet e ushtrisë së tij dhe një gatishmëri për të shkaktuar edhe më shumë dhunë dhe shkatërrim në Ukrainë, sipas vlerësimit të zyrtarëve të zbulimit amerikan.

21:25
Harron futbollin dhe godet kundërshtarin në stilin Muay Thai, klubi e përjashton

Futbollistët në disa raste bëhen protagonistë negativ në fushën e lojës teksa nuk arrijnë të kontrollojnë nervat, duke gabuar më pas me ndërhyrje të rënda ndaj kundërshtarëve e penalizuar skuadrën e tyre.

21:20
Ministrja e Ekonomisë në Open: Paketa është për të gjithë popullatën

Ministrja e Ekonomisë dhe Financave Delina Ibrahimaj në një lidhje live në “Open” theksoi se Paketa e Rezistencës Sociale e miratuar nga qeveria është për të gjithë popullatën.

21:19
Sportisti egjiptian dënon standardet e dyfishta për ‘ndarjen e politikës me sportin’ pas fitores në Londër (foto-video)

Sportisti egjiptian Ali Farag ka përdorur dje fjalimin e tij të fitores për të dënuar standardet e dyfishta mediave perëndimore në lidhje me konfliktet “që mund të përmenden ose jo” në botën e sportit, duke krahasuar nxitjen dhe përfshirjen e gjerë në konfliktin aktual në Ukrainë, me errësimin që karakterizon konfliktin më të vjetër të Lindjes së Mesme, Izrael-Palestinë.

20:48
Lopët i zë korenti, AKU falsifikon procesverbalin: Shkaku i ngordhjes, ‘plasja’

Në fshatin Shëngjergj të Tiranës në vitin 2021 tri lopë ngordhin pasi i zuri korenti dhe sot e kësaj dite banorët nuk janë dëmshpërblyer.

20:21
Protesta e qytetarëve, Rama: Më alarmon cenimi i drejtpërdrejtë i dinjitetit tonë si komb

Kryeministri Edi Rama kritikoi këtë të hënë sërish qytetarët që u vendosën para Kryeministrisë në ditën e gjashtë të protestës.

20:19
Erdogan pret kancelarin gjerman Scholz në Ankara (fotot)

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka pritur sot kancelarin gjerman Olaf Scholz që erdhi për një vizitë zyrtare në Ankara.

20:05
Qytetarët ankohen për gjyqtarët/ 4500 ankesa në ILD për shkelje! Më shumë nga Tirana, Vlora, Durrësi dhe Fieri

Qytetarët kanë më tepër ankesa për gjyqtarët se sa për prokurorët.

20:00
Plagoset gazetari i “Fox News” në Kiev

Një gazetar i medies Fox News është plagosur jashtë Kievit, raportoi media në fjalë.

19:59
Raundi i katërt i bisedimeve shtyhet të martën, Rusia vazhdon të sulmojë Ukrainën

Raundi i katërt i  bisedimeve Rusi-Ukrainë  do të vazhdojë të martën, njoftoi këshilltari presidencial ukrainas, Mykhaylo Podolyak.

19:58
Do të vijnë 1 milion vaksina, por me rënien e infektimeve, ka rënë edhe interesi për to

Kur pandemia e Covid 19 po shkon drejt fundit dhe Covid tanimë do të jetë një sëmundje endemike, qeveria shqiptare ka lidhur kontratë për 1 milion doza të tjera të vaksinës Pfizer e cila pritet të mbërrijë brenda vitit 2022.

19:54
Çmimi i naftës/ Lufta në Ukrainë po jep ndikime në të gjitha tregjet

Një luftë kudo në botë, sipas perceptimit të tregjeve ndërkombëtare është luftë në çdo vend.

19:52
Gjobat për naftën/ Kush nuk respekton çmimin e fiksuar, rrezikon edhe licensën

Pas vendimit të Bordit të Administrimit të Karburanteve për të mbajtur çmimin e naftës 217 lekë për litër deri më 15 mars, sot në fletore zyrtare janë publikuar 217 lekë litër.

19:52
Paqe përmes muzikës, pianisti luan në kufirin ukrainas

Davide Martello, një pianist gjerman, luajti në piano pranë kufirit ukrainas në qytetin polak Medyka për të përhapur mesazhin e paqes përmes muzikës.

19:44
2.8 milionë njerëz kanë ikur nga Ukraina, OKB: Eksodi më i madh që nga Lufta e Dytë Botërore

Numri i njerëzve që kanë lënë Ukrainën si pasojë e luftës që nga 24 shkurti ka arritur në 2.8 milionë.

19:43
Nga Ukraina në Shqipëri/ Nëna me dy fëmijë iku nga lufta në Kharkiv, strehohet në Laknas

Nga Kharkiv i Ukrainës, fati e solli familjen Kriachko në një vend të panjohur deri dje për ta, në Laknas, pranë Tiranës. 

19:40
 Izolohet më shumë Rusia! BE i heq statusin e vendit favorit në tregti

Bashkimi Evropian ka rënë dakord që ti heqë statusin e vendit favorit në të bërit tregti Rusisë si pjesë e paketës së re të sanksioneve që Perëndimi dhe SHBA po i vendosin.

19:33
Thellimi i krizës mes ortodoksëve në Ukrainë

Pushtimi rus i Ukrainës, i cili po vazhdon prej më shumë se dy javësh, mund të ketë pasoja konkrete edhe në situatën komplekse të kishës së krishterë ortodokse në Ukrainë, të cilës i përkasin miliona njerëz dhe që aktualisht po kalon një situatë krize.

19:26
Arjani merr pushim nga programi, Bora sqaron çfarë ndodhi pas ndërprerjes

Një koment i opinionistit Arjan Konomi gjatë “Për’puthen Prime” të shtunën, krijoi debate dhe këtë të hënë në studio.

19:24
“Do Zoti nuk më dëgjon nëna që do kthehem në luftë”, reporteri shqiptar tregon rreth Ukrainës

Festim Beqiri është një nga reporterët shqiptarë që po raportojnë në frontin e luftës në Ukrainë.

19:08
Momenti kur Kievi pushtohet nga zhurma e sirenave të bombardimeve

Top Channel ka siguruar pamje kur Kievi pushtohet nga zhurma e sirenave të bombardimeve.

19:07
“Je i pandalshëm dhe i paprekshëm”! E reja mban fjalim në mbështetje të Ramës, protestuesit e përzënë (Video)

Një vajzë që mori mikrofonin për të folur në protestën e sotme që po mbahet para kryeministrisë kundër rritjes së çmimeve, është përzënë nga protestuesit e tjerë pasi nisi të mbështeste kryeministrin Edi Rama.

19:06
Asnjë humbje jete gjatë 24 orëve të fundit, 793 të infektuar aktivë në vend

793 qytetarë janë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin, ku vetëm në Tiranë janë 269 të infektuar.

19:02
Trajneri Brdariç nuk do jetë më pjesë e Vllazisë

Klubi i Futbollit Vllaznia njofton se trajneri Thomas Brdariç nuk do jetë më pjesë e ekipit.

18:44
E reja qëllon me thikë të dashurin gjatë ‘intimitetit’ si hakmarrje për komandantin e vrarë iranian (fotot)

Një 21-vjeçare raportohet se ka qëlluar me thikë të dashurin e saj brenda dhomës së një hoteli në Nevada, SHBA, si hakmarrje për vrasjen e një gjenerali të lartë iranian në një sulm me dron në 2020.

18:43
Kallashi pjesë e ‘Big Brother VIP 2’? Ja si përgjigjet ajo

Kallashi zhvilloi një intervistë në “Shqipëria Live” ku tregoi rreth projekteve të saj.

18:43
Shumë surpriza për Efin! Edi Manushi hyn në prapaskenë dhe i uron ditëlindjen

Kjo e hënë në studion e “Për’puthen” nisi me urime për Efin që feston ditëlindjen.

18:32
Të paktën 636 civilë të vrarë në Ukrainë që nga fillimi i pushtimit rus

Të paktën 636 qytetarë kanë humbur jetën në Ukrainë që nga fillimi i pushtimit rus.

18:25
Trupat ruse shpërthejnë municione në termocentralin Zaporizhzhya

Trupat ruse kanë hedhur në erë municione pranë termocentralit bërthamor të Zaporizhzhya në Ukrainë. 

18:20
Papa dërgon kardinalin në Ukrainë, do të ndjekë situatën me refugjatët e luftës

Kardinali i Vatikanit do të udhëtojë sërish drejt Ukrainës, me kërkesë të Papa Françeskut.

18:10
“Nuk e shoh dot veten”, Kallashi kujton videot dhe fotot nga e kaluara si kërcimtare

Donjeta Kosumi e cila njihet me emrin e artit Kallashi tha për “Shqipëria Live” se nuk i sheh dot videot dhe fotot nga e kaluara.

18:09
Gjermania njofton ndryshime në furnizimet me armë të Ukrainës (fotot)

Një zëdhënës i qeverisë së Berlin tha se dërgesat tashmë do të mbahen sekrete prej “rreziqeve të sigurisë”

18:04
Skena horror në Marok! Arrestohen 160 tifozë, plagosen 103 policë

Pas Meksikës është përfshirë edhe Maroku nga dhuna mes tifozëve. FAR Rabat u mposht 0-2 nga Maghreb Fez në duelin për një biletë për në raundin e 1/8-ve në Kupën e Marokut.

17:44
“Është tallur me mua”, ja çfarë e shtyu Melikun të tërhiqej nga Laureta dhe programi

Meliku rrëfeu sot për “Shqipëria Live” arsyen e largimit nga Për’puthen dhe marrëdhënien e tij me Lauretën.

17:42
Policia në kërkim të vrasësit serial që qëllon për vdekje të pastrehët në New York (fotot)

Policia në SHBA është vënë në kërkim të një vrasësi serial të mundshëm pas një serie sulmesh ndaj njerëzve të pastrehë.

17:36
Devijon protesta në Shkodër! Vijnë punonjësit e bashkisë dhe anëtarë të “Shtëpisë së Lirisë”, qytetarët largohen

Protesta e qytetarëve në Shkodër është mbyllur pa nisur, pasi pjesë e saj u bënë anëtarë të forumeve politike.

17:25
Dita e gjashtë e protestës kundër rritjes së çmimeve/ Qytetarët vendosen para Kryeministrisë

Dhjetëra qytetarë janë vendosur para Kryeministrisë në ditën e gjashtë të protestës kundër rritjes së çmimit të ushqimeve dhe hidrokarbureve.

17:14
Shefi i Gardës Kombëtare ruse pranon probleme ushtarake

Kreu i gardës kombëtare ruse, Viktor Solotov, deklaroi se përparimi është, fjalë për fjalë, “më i ngadalshëm se sa pritej në Ukrainë”.

17:07
Ukraina ‘lëngon’! Dita e 19-të e luftës përmes fotove

Qytetet më të mëdha të Ukrainës tashmë janë shkatërruar, ndërsa vendasit po largohen nga vendi.

17:05
Modelja padit policinë e New York që përdori foton ‘joshëse’ në posterin e ‘të kërkuarës për vjedhje’ (fotot)

Eva Lopez ka paditur policinë e New York për $30milionë pasi në posterin ku bëhej apel për informacion mbi një prostitutë të kërkuar për vjedhje, oficerët kishin vendosur gabimisht foton e saj.

16:56
Tayna shijon rrezet e diellit nga Venecia, nuk kursen pozat për rrjetet sociale

Reperja Tayna po kalon disa ditë relaksi në Venecia të Italisë.

16:53
“Të vras se më gërvishte makinën”, eksperti: Çfarë i shtyn të rinjtë drejt akteve ekstreme

Eksperti i sigurisë, Fatjon Softa tregoi për “Shqipëria Live” se si ndodhin krimet për motive të dobëta në vendin tonë.

16:45
Pamjet me dron nga Mariupoli! Ndërtesa të djegura, tymi pushton qiellin

Qyteti port i Ukrainës, Mariupoli, është bombarduar vazhdimisht nga sulmet ruse.

16:35
Putin rekruton ‘ushtrinë e zëdhënëseve joshëse’ për të justifikuar pushtimin e Ukrainës (fotot)

Presidenti rus Vladimir Putin është duke u përpjekur të fitojë edhe në luftën e informacionit për sulmin në Ukrainë, duke rekrutuar një seri zëdhënësesh fotozhenike.

16:35
Raundi i katërt i bisedimeve shtyhet të martën, Rusia vazhdon të sulmojë Ukrainën

Raundi i katërt i  bisedimeve Rusi-Ukrainë  do të vazhdojë të martën, njoftoi këshilltari presidencial ukrainas, Mykhaylo Podolyak.

16:28
Kosovë/ ​Digjen dy shtëpi në Obiliq, shkak dyshohet defekt në rrjetin elektrik

Dy shtëpi janë përfshirë nga flaka këtë të hënë në fshatin Hade të Obiliqit, për fat të mirë nuk ka persona të lënduar.

16:22
“Messi është një alien pa emocione”, Di Canio: Ja pse Ronaldo është më i mirë se ai

Ish-sulmuesi Italian, Paolo Di Canio ka shpjeguar pse preferon Cristiano Ronaldon para Lionel Messit, duke e quajtur këtë të fundit “një alien pa emocione”.

16:20
Aksident në Bathore! Plagosen dy pasagjerët, shoferi largohet nga vendngjarja

Dy persona janë plagosur në një aksident në Bathore, ndërsa makina me të cilën udhëtonin ka dalë nga rruga.

16:15
Elon Musk sfidon Putinin

Miliarderi amerikan i teknologjisë, Elon Musk ka sfiduar presidentin rus Vladimir Putin në një ‘luftë’ kokë më kokë, duke sugjeruar që fituesi të vendosë për fatin e Ukrainës.

16:15
Vuçiç: Tregtia do të vazhdojë / Open Ballkan “shpëton” krizën e miellit

“Janë ndër prodhuesit më të mëdhenj të grurit Serbia dhe ka bllokuar të gjitha eksportet. Ne po negociojmë për të nxjerrë një pjesë të grurit që është i kontraktuar nga kompanitë tona, është atje dhe besoj se do ta bëjmë falë ‘Ballkanit të Hapur’. Ja si vjen puna, ja si vijnë faktet”, tha një ditë më parë kryeministri shqiptar, Edi Rama.

16:10
Lufta në Ukrainë/ Mbi 2.8 milionë ukrainas kanë lënë vendin

Mbi 2.8 milionë ukrainas kanë lënë vendin gjatë 19 ditëve të luftës.

16:09
EULEX-i përforcon njësinë policore në Kosovë

Misioni evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë, EULEX, njoftoi të hënën se do të përforcojë njësinë e tij të specializuar policore me një njësi rezervë.

16:09
Varrezat masive kthehen në disa qytete të shkatërruara nga lufta në Ukrainë

Për shkak të bombardimeve ruse, disa qytete në Ukrainë, janë detyruar të varrosin viktimat e luftës në varre masive dhe për fat të keq një pjesë e tyre nuk janë identifikuar.

15:53
Policia vjen në shtëpinë e kreut rebel të parlamentit britanik, pas sherrit me gruan (fotot)

Mediat pro-qeveritare britanike raportonin sot se në shtëpinë e ish-kreut laburist të parlamentit të Londrës John Bercow kishte ardhur policia pas një sherri shtëpiak të orëve të vona.

15:35
Rusia do tentojë “të marrë” Malin e Zi, Escobar jep alarmin!

I dërguari i posaçëm i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, tërhoqi vëmendjen sërish tek Ballkani, duke nënvizuar se Mali i Zi vazhdon ta joshë Moskën.

15:25
Maluma në Tiranë/ Super ylli kolumbian, koncert në festën e verës, në Sheshin Nënë Tereza

Zemërthyesi i muzikës latine Maluma Baby mbërrin mbrëmjen e 14 marsit në Tiranë për një koncert madhështor.

15:23
Dita e verës edhe në Tiranë/ Bashkia ka organizuar aktivitete

E kthyer prej disa vitesh tradite, edhe në Tiranë, dita e verës është festuar nga mijëra qytetarë të cilët kanë parë nga afër aktivitete të shumta që bashkia e Tiranës kishte organizuar.

15:20
Festohet dita e verës/ Elbasani mbledh vizitorë nga i gjithë vendi

Pas dy viteve pandemi më në fund qytetarët kanë mundur të festojnë.

15:18
Rrethimi i Bashës/ Lëvizja për ta shkarkuar nis nga njësia 8

Lëvizja për të larguar Lulzim Bashën nga selia po vjen nga lagjia e tij e vjetër. Një pjesë e anëtarëve të degës 8 shkuan në seli për tu distancuar nga kryetari Pëllumb Seferi që është rreshtuar krah kryedemokratit Basha.

15:18
Piloti i F1 Jenson Button matohet me modelen e ‘Playboy’ Brittny Ward, në ceremoninë me diell në Florida (fotogaleri)

Piloti britanik i Formula 1 Jenson Button dhe e fejuara e tij modele e Playboy, Brittny Ward u martuan dje në një ceremoni në Palm Beach, Florida, pas shtyrjes së martesës prej shtatzanisë së dytë “tëpallogaritur.”

15:16
“Protestat mbështesin Rusinë”/ Akuza e fortë e Ramës: Por kërkesat do t’i dëgjojmë

Ndërkohë që organizatorët e dukshëm dhe të padukshëm të protestës po bëhen gati për tu drejtuar Bulevardit Dëshmorët e Kombit për të 6 ditë, kryeministri Edi Rama mendon se zhurma e saj, çon ujë tjetër kund.

14:40
Nuk i kemi kërkuar ndihmë Kinës, Kremlini hedh poshtë pretendimet e SHBA-së!

“Nuk i kemi kërkuar Kinës asistencë ushtarake”, deklaroi zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov, duke rrëzuar kështu pretendimet e disa zyrtarëve amerikanë për të kundërtën.

14:39
Kievi: Bisedimet të vështira, por po avancojmë/ Moska, jo më ultimatume

Kievi e përshkruan si të vështirë raundin e katërt të bisedimeve, që këtë herë zhvillohet në formen e video-konferencës, megjithatë negociatorët thonë se po avancojnë.

14:38
Lufta në Ukrainë, përfiton Shqipëria?! Borell: Moment që të ringjallim zgjerimin e BE-së!

Situata e krijuar në Ukrainë po bën që në BE të bien këmbënat e alarmit nga rreziku i destabilizimit dhe në Ballkan.

14:36
Rusia mohon t’i ketë kërkuar Kinës ndihmë ushtarake

Rusia mund të marrë kontrollin e plotë të qyteteve të mëdha të Ukrainës dhe ka fuqi të mjaftueshme ushtarake për të përmbushur të gjitha synimet e saj në Ukrainë pa ndonjë nevojë për ndihmë nga Kina.

14:34
Dita e Verës, Veliaj me futbollistët e vegjël te Parku i Liqenit: “Do vijojmë investimet për sportin dhe fëmijët në Tiranë”

Sot 14 Marsi i ngjante tamam një Dite Vere. Tirana ishte e mbushur plot me aktivitete dhe mijëra qytetarë shijuan në maksimum eventet e organizuara nga Bashkia e Tiranës, të cilat tashmë janë një traditë e bukur në çdo Ditë Vere.