Top Channel ka siguruar pamje kur Kievi pushtohet nga zhurma e sirenave të bombardimeve.

Sipas gazetarit të Top Channel, Artur Bibe sirena ra pasi në zonën Obolon, ku u bombardua në mëngjes pati një shpërthim rakete në një qendër tregtare.

Shpërthimi u dëgjua deri në qendër, ndërsa për momentin nuk raportohen viktima.

Zona Obolon është në veri të kryeqytetit, ndërsa dyshohet se po tentohet të hyet në atë zonë për ta rrethuar tërësisht Kievin.

 

 

Top Channel