Harron futbollin dhe godet kundërshtarin në stilin Muay Thai, klubi e përjashton

14/03/2022 21:25

Futbollistët në disa raste bëhen protagonistë negativ në fushën e lojës teksa nuk arrijnë të kontrollojnë nervat, duke gabuar më pas me ndërhyrje të rënda ndaj kundërshtarëve e penalizuar skuadrën e tyre.

Mirëpo, një rast edhe më ekstrem ka ndodhur në kategorinë e tretë tajlandeze kur një futbollist ka harruar sportin ku bën pjesë dhe me një goditje Muay Thai ka rrëzuar në tokë kundërshtarin.

Lojtari i cili pësoi goditjen e rëndë përfundoi në spital nën kujdesin e mjekëve për shkak të goditjes së fortë, ndërsa klubi që kishte në pronësi lojtarin agresorin vendosi të ndërpriste menjëherë kontratën me të duke e dënuar rëndë gjestin e tij.

Top Channel