Kosovë/ ​Digjen dy shtëpi në Obiliq, shkak dyshohet defekt në rrjetin elektrik

14/03/2022 16:28

Dy shtëpi janë përfshirë nga flaka këtë të hënë në fshatin Hade të Obiliqit, për fat të mirë nuk ka persona të lënduar.

Sipas pronarëve të shtëpive në rrugën “Izet Grajqevci”, në këtë fshat, zjarri erdhi si pasojë e sistemit elektrik në lagje.

Besniku Grajqevci, thotë për KosovaPress se një shtëpi është djegur e tëra dhe një tjetër pjesërisht, gjë që ka bërë të jetë e pabanueshme.

Shtëpia e djegur është e Skender Grajqevci, ku si pasojë kanë mbetur pa strehë familja 4 anëtareshe. Shtëpi tjetër është e imja, iu është djegur kulmi dhe një dhomë, por që është e pabanueshme”, tha ai, duke shtuar se fatmirësisht nuk ka të lënduar.

Ai shtoi se në vendin e ngjarjes kanë dal policia, hetuesit dhe zjarrfikësit.

Sipas raportit është konstatuar është vërtetuar që ka pas lidhje të shkurtër në lagje dhe pastaj ka dhënë sinjal në shtëpi duke dhënë edhe krijimin e flakës”, tha ai.

Top Channel